E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Burrë shteti, kush respekton Kushtetutën

I gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për të zgjidhur ngërçin politik, duke u mbështetur në rezolutën e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, në deklaratën e Komisionit Evropian si dhe me komisionin hetimor e ngritur nga mazhoranca, por jo të komentojë deklaratat e diplomatëve të huaj. Këtë përgjigje dha dje Kryeministri Sali Berisha ndaj pyetjes së gazetarëve se cili ishte komenti i tij për deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosch, dy ditë më parë, i cili tha se në tryezën e dy liderëve politikë ka një pakt marrëveshjeje. Pikërisht në lidhje me deklaratat e ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosch, për një draft mbi të cilin po negociohet, Berisha u shpreh se axhenda e Kryeministrit nuk funksionon sipas deklaratave mediatike. Por ai vuri në dukje se burra shteti janë ata që respektojnë Kushtetutën, si kundërpërgjigje ndaj Bosch, i cili u bëri thirrje Berishës dhe Ramës që nëse janë burra shteti, le të firmosin kompromisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›