Berisha: Asnjë presion nga ndërkombëtarët
Ndërkombëtarët në asnjë rast nuk kanë ushtruar presion mbi Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për zgjidhje të ngërçit politik. Sipas Berishës, kjo për faktin se vazhdon të mbrojë ligjin dhe dokumentin themeltar të shtetit. Pyetjes se a keni pasur presion nga ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën, Berisha iu përgjigj: Nuk mund të më bëjë presion njeri për të cenuar parimet kushtetuese të vendit. Por të jem i sinqertë, nuk ka njeri që më ka bërë presion, në asnjë rast.