Berisha: Projekte për internetin
Tiranë (start)-I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, e cika po zhvillon punimet sot në Tiranë, kryeministri Sali Berisha theksoi se qeveria që ai drejton është e vendosur të mobilizojë të gjitha fondet e nevojshme për të kapur sa më shpejt moshën dixhitale.
"Revolucioni i teknologjisë i dy dekadave të fundit ka transformuar më shumë se çdo gjë tjetër shoqërinë njerëzore, duke i dhënë asaj dimensionin e shoqërisë së informacionit. Interneti përbën sot hapësirën më universale në të cilën individi merr shërbime dhe njohuri shumë të rëndësishme në punën e tij", theksoi Kryeministri Berisha.
Berisha tha më tej, se qeveria shqiptare ka ndërmarrë tre vjet me parë nismën "Shqipëria në moshën dixhitale", e cila në atë kohë nuk tingëllonte realiste.
"Mosha dixhitale është një moshë jetike për zhvillimin e Shqipërisë, që përfaqëson vendin më kohë humbur në këtë drejtim, ndaj përpjekjet tona duhet të jenë të jashtëzakonshme. Ne nuk mund te themi se jemi në moshën dixhitale, por ne po shtrojmë themelet e kësaj moshe", u shpreh Kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë kërkoi që të parashikohet një edukim masiv i popullatës për përdorimin e internetit, pasi në një moment të caktuar qeveria do të krijojë mundësinë që çdo familje shqiptare të ketë kompjuter në shtëpitë e tyre.