E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika Shqipëtare, mbështet Kosovën

Klasa politike shqiptare ka dale në mbështetje të Prishtinës zyrtare ndërsa plani i Ban Ki Munit është shndërruar në një përplasje të re mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Socialiste nëpërmjet Arta Dades ka nënvizuar se çdo përpjekje për të imponuar struktura të tjera paralele në zonat me shumicë serbe do të çonte në destabilizim të vendit, ndersa nga ana tjeter ka inkurajuar bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me BE-në, NATO-n dhe OKB-në. Edhe LSI-ja për integrim ka reaguar sot me anë të Edmond Haxhinastos ndaj planit 6 pikësh të sekretarit të përgjitshëm të OKB-së Ban Ki Munit duke kritikuar krijimin e strukturave paralele në zonat me shumicë serbe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›