E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pulaj: Nuk do lejojmë copëtimin e Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Gazmend Pulaj përcjell vendosmerin e Prishtinës për të mos lejuar copëtimin e shtetit kosovar. Një ditë pas protestave masive në Prishtinë përfaqesuesi diplomatik i Kosovës ka theksuar se plani 6-të pikësh nuk do të pranohet kurrë nga kreret e shtetit por edhe nga qytetarët e Kosovës. Sipas tij e vetmja zgjidhje për situaten e krijuar është plani 4-ër pikësh i propozuar nga Prishtina dhe shtrirja e misionit EULEX në të gjithë territorin e shtetit Kosovar. Ambasadori i Kosoves në Tirane vlerëson rolin e Tiranës zyrtare jo vetem përsa i perket lobimit për njohjen e shtetit Kosovar, por edhe për situaten ku ndodhet Prishtina përkundrejt tentativave të reja të Beogradit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›