E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Buxheti 2012 buxheti i pagave pensioneve dhe projekteve te medha

Ashtu si ishte paralajmëruar në Kuvendin e Shqipërisë sapo ka nisur seanca e posacme plenare ku po shqyrtohet në parim buxheti i shtetit 2012. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi që në nisje se vendimi për buxhetin 2012 që do të merret nga ligjvënësit është vendimi më I rëndësishëm.

“ Sot është dita në të cilën ligjvënësit vendosin për buxhetin, vendosin në të vërtetë për buxhetin familjar të 820 mijë familjeve shqiptare, të cilat janë aksioner direkt në këtë buxhet. Sot vendoset për buxhetin e të gjithë shqiptarëve për kontot e tyre, portofolet e tyre, shërbimet e tyre, vendoset për shkollat e femijëve të tyre, mjekët, infermierët dhe se cila do të jetë perspektiva e punësimit të tyre. Nuk ka vendim më të rëndësishëm sesa këto mudn të merren në parlamentin shqiptar. Nuk do të harrojmë që jeta e përditshme e qytetarëve është më e rëndësishmja. Përtej klisheve ndodhen hallet e shqiptarëve. 20 vjet më parë shqiptarët dolën nga një diktaturë më të shkatërruar se në cdo vend tjetër. Megjithatë, unë besoj se shqiptarët duhet të ndjehen të kënaqur sepse falë mundit dhe djersës së tyre para të gjithave, forcës së iniciativës së tyre të lirë, solidaritetit të tyre familjar, burimeve natyrore, reformave të thella të kësaj mazhorance dhe mbi të gjitha modelit ekonomik të vendosur në Shqipëri, I’a dolën që në një hark kohor 6 vjecar, të fusin në arkën e tyre rreth 8 miliardë dollarë më shumë. Ne kemi bërë 3 buxhete shtesë. Ja kemi dalë të mbledhim në këto vite 8 miliardë dollarë më shumë duke mos llogaritur këtu, shumë miliardë që me uljen e taksave, tarifave, doganave, mbeten të paprekura në kontot e tyre bankare”, është shprehur kryeminstri Berisha.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe krizën e thellë ekonomike evropiane dhe botërore, por që kundrejt tyre ekonomia shqiptare dëshmoi një qëndresë të fortë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha iu drejtua edhe deputeëvë socialistë duke iu kujtuar atyre se një vit më parë ata qëndruan në “tunel” dhe se ende po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

“ Një vit më parë ju ratë në sindromin e tunelit. Hytë në tunel dhe qëndruat atje. U përpoqa t’iu shëroja, por ishte e pamundur. Pra, do të mbeteni në sindromën e tunelit. Une e di që nuk do ta votoni këtë buxhet se ju keni këtë sindrom”, I’u drejtua kryeministri Berisha deputetëve të opozitës. ( VIJON )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›