Kuvend opozita kunder p/buxhetit 2012
Partia Socialiste u shpreh sot në Kuvend kundër projektbuxhetit të shtetit për vitin 2012, duke deklaruar se nuk shënon rritje për ekonominë shqiptare, por thellon krizën dhe rrit nivelin e borxhit.
Në emër të grupit parlamentar të PS-së, nënkryetari i tij, deputeti Erion Braçe, deklaroi se asnjë shqiptar nuk përfiton nga ky buxhet, ndërsa qeveria do të paguajë më pak për pagat.
"Ky buxhet synon të mbledhë të ardhura e të ndajë shpenzimet sipas llogarisë qeveritare. 80 % e pasurisë në këtë vend zotërohet prej 1 % të popullsisë shqiptare. Së bashku kemi arsye të rrëzojmë sa më parë këtë qeveri, duke parë varfërinë e madhe, problemet që po has populli çdo ditë e më tepër", tha Braçe.