E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Tirana East Gate investimi me i madh ne historine e tregut ne Shqiperi

Në një ceremoni të madhe, në praninë e kryeministrit Berisha, ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, trupit diplomatik në Shqipëri, kryebashkiakut Basha është inaguruar sot në Tiranë , qendra më e madhe tregtare në Shqipëri “Tirana East Gate”. Kryeministri Berisha e cilësoi si investimin më të madh në historinë e tregut në Shqipëri.

Duke iu drejtuar dhe përshëndetur investitorin e suksesshëm Zamir Manen për këtë investim të madh prej 104 milionë eurosh, kreu i qeverisë Berisha tha se “ TEG është dhurata e madhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.

“ Ky është një investim shqiptar dhe e një ndër më të shquarit të Fondit amerikano- shqiptar, zotit Majkell Granoff. Ky është një ndërtim i kryer në kohë rekord. Në hapësirat e tij është vendosur flamuri tregtarë nr 1 të Europës. Kjo qendër dëshmon një besim të jashtëzakonshëm të këtyre kompanive tek partneri i tyre Zamir Mane por edhe tek Shqipëria. Duke iu shprehur mirënjohjen më të thellë për zgjedhjen që ka bërë dhe qeveria do të bëjë që besimi i tyre të kthehet në një sukses të vërtetë”, është shprehur kryeministri Berisha duke theksuar një fakt mjaft të rëndësishëm, atë të punësimit në këtë superqendër të 2000 qytetarëve.

Investitori i TEG-ut, zoti Zamir Mane në nisje të ceremonisë tha se “ Kjo qendër është një eksperiencë të re blerjeje me standarde evropiane, ku do të ketë çmime të lira dhe konkurruese me një koncept funksional të përkryer. TEG do jetë një sukses i radhës pas QTU-së, një fryt i bashkëpunimi të suksesshëm”

Shiriti i inagurimit të “Tirana East Gate” ëshët prerë nga kryeministri Berisha, investitori kryesor Zamir Mane, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe përfaqësuesi i Fondit Amerikano- Shqiptar.

Si është konceptuar qendra më e madhe Tregtare në Shqipëri?

Projekti më i ri i Balfin Group, do të jetë qendra më e madhe Tregtare në Shqipëri me një sipërfaqe ndërtimi prej 90,000 m2. "TEG"- Qendra Tregtare e Portës Lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit të pastër, rrethuar nga zona më e gjelbër e Tiranës, do të tërheqë vizitorë nga afër dhe larg dhe do të bëhet pjesa më interesante e kryeqytetit, duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimit.

Planet për qendrën tregtare përfshijnë një fasadë futuriste me një koncept magjepsës ndriçimi shumëngjyrësh dhe një arkitekturë spektakolare. Me konceptin novator, TEG do të sjellë një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit në të gjithë rajonin. Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafetë e adhurueshme, dhe komoditeti maksimal për klientët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›