E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetem dje Policia e Tiranes vendosi 960 gjoba

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, përmes Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, ka marrë të gjitha masat policore për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Vetëm përgjatë ditës së djeshme janë regjistruar 960 masa administrative të marra nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë.

Bashkëpunimi konsiston, në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në Komisariate.

Gjithashtu shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›