E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Fucia Te konkurrojme kryeqytetin me cilesine e jetes

Aleanca per Qytetarin

Kandidati i Partise Demokratike per Komunen e Kasharit Besnik Fucia kerkon nje mandat te dyte me bindjen se gjate kohes qe ka drejtuar komunen ka ndertuar shinat ne te cilat duhet te ece tani zhvillimi i zones.

Zoti Fucia ju kerkoni nje mandat te dyte ne kete komune cka nenkupton se keni ende pune per te bere. Cilat jane punet konkrete qe kerkoni te zgjidhni gjate mandatit te ardhshem

Natyrshem projektet tona vazhdojne te jene te formalizuara legale dhe jane produkt i nje konsultimi dhe votimi ne te gjithe komunitetin nepermjet buxhetimit me pjesemarrje. Permes pyetesoreve banoret e komunes jane shprehur se cili projekt i komunes ka me teper prioritet per ta. Projektet ndahen ne ato te ndertimit infrastruktures publike te programuara per te perfunduar ne dy vitet e para te mandatit. Ndersa pjesa e dyte e programit po kaq e rendesishme perfshin projektet ne fushen e sherbimeve publike te cilat shtrihen ne te gjithe komunen dhe kane te bejne me sherbimet baze ku do te theksonim transportin publik ne te gjitha fshatrat brenda vitit garantim te furnizimit dhe menaxhimit te ujesjellesit sherbim te pastrimit publik te mekanizuar ne te gjitha fshatrat ndricim publik ne qendrat e fshatrave dhe rruget kryesore sherbim shendetesor cilesor sherbim postar arsim cilesor etj. Keto sherbime i pergjigjen motos sone mbi rritjen e cilesise se jetes ne komunen tone per te konkurruar me kryeqytetin.

Legalizimet dhe titujt e pronesise jane probleme shume te ndjeshme ne zone. Keni ju idete tuaja per zgjidhjen e ketyre ceshtjeve

Para pak me shume se dy vitesh kur mora mandatin gjeta kadastren per hir te se vertetes ne nje gjendje skandaloze ku mungonte dokumentacioni ku kishte mjaft probleme te karakterit teknik mbivendosje zhvendosje parregullsi ne plotesimin e dokumentacionit. fare kam arritur te bej une me stafin tim Kemi ngritur nje zyre model ku gjendet i gjithe dokumentacioni i nevojshem si dhe kemi hartuar regjistrin e pronave. Nje nder projektet me madhore te kesaj ceshtjeje eshte ndertimi i sistemit hartografik dhe GIS Geographic Information System ne bashkepunim me Universitetin e Aristotelit ne Selanik dhe Kadastren e Selanikut. Kjo nisme do te perfundoje brenda ketij mandati duke i dhene fund nje here e mire problemit te pronave per Kasharin.

Kashari eshte e vetmja komune me universitet ne Shqiperi madje me disa te tille. Por nga opozita ka ankesa per gjendjen e shkollave publike. A mendoni edhe ju se duhet permiresuar dicka Keni projekte konkrete

Brenda dy viteve e gjysme kemi ndertuar e rikonstruktuar 10 shkolla kemi ne proces rikonstruktimi nje tjeter shkolle duke bere te mundur qe te mos kete me mesim me dy turne. Pas 20 vjetesh kemi arritur te rihapim shkollen e mesme Kashar dhe kete vit do te hapim nje shkolle te mesme profesionale sipas kerkeses dhe tregut te punes qe kerkojne bizneset tona. Aktualisht kemi nder raportet me te uleta te nxenesve per klase apo te mesuesve per nxenes. Nuk jemi ndalur me kaq. Kemi ndertuar tre ambiente te reja sportive. Fale bashkepunimit dhe marreveshjes me arsimin privat universitar me perftime te ndersjella jane ofruar bursa per shtresat ne nevoje. Per me teper kemi bere shkembim eksperience si dhe kryerjen e studimeve te ndryshme ne funksion te zhvillimit te zones. Ne tashme kemi nje projekt per mesimin e nje gjuhe te huaj falas ne ambientet publike te financuara nga ne.

Per nga numri dhe rendesia e bizneseve qe ushtrojne aktivitetin ketu Kashari mund te konsiderohet si komuna me e pasur e Shqiperise. Por ka papunesi ne zone. Do te ofroni ju nje zgjidhje per kete

Per here te pare eshte ndertuar zyrtarisht partneriteti me biznesin deri ne ngritjen e strukturave te posacme te cilat do te mbeshtesin projektet tona sociale sidomos ne fushen e punesimit duke stimuluar nga ana jone bizneset me politika te taksave dhe tarifave vendore te uleta si dhe klime te favorshme per hapjen e bizneseve te reja. Marreveshja me Bashkimin e Bizneseve te Zones Industriale tashme eshte e konkretizuar dhe unike ne Tirane e me tej.

Se fundi do te doja nje koment tuajin per kandidatin rival.
Besoj fort qe e gjithe Komuna e Kasharit eshte ne gjendje te vleresoje kontributet dhe eksperiencen e secilit nga ne ne pozicion drejtues. Kjo perben dukshem dallimin. Besoj qe komenti im i metejshem eshte i panevojshem por ajo qe do tu sugjeroja banoreve eshte te fokusohen tek programi ndersa ftoj kundershtarin politik qe te bejme nje fushate sa me te kulturuar sic e meriton Kashari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›