E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Buxheti i viti 2010, të ardhurat rriten me 12%

“Ne e miratojmë projektbuxhetin këtë javë në qeveri dhe do ta sjellim për shqyrtim në Komisionet Parlamentare dhe Parlamentin në tërësi. Këtë vit, ligji i buxhetit hartohet mbi bazën e një ligji të ri organik që kjo mazhorancë e votoi para zgjedhjeve. Pra, hartohet me një kushtetutë të re buxhetore”, theksoi Berisha.

Sipas tij, buxheti në fjalë do të përmbushë plotësisht direktivat apo programin e mazhorancës të shpallur para qytetareve shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Berisha theksoi sebuxheti i vitit të ardhshëm do të mbështesë fuqishëm procesin më kryesor të vendit, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

 “Buxheti i vitit 2010  është buxheti i një guximi të veçantë, sepse bazohet mbi parashikimin e rritjes së të ardhurave në vend prej 12 për qind. Kjo mund të jetë një nga qeveritë e vetme në botë, ndoshta e vetmja në Evropë, që parashikon rritje prej 12 për qind të të ardhurave. Ne e bazojmë këtë në performancën që patëm në dy vitet më kulmore të krizës financiare dhe ekonomike botërore, në vitet 2008-2009”, tha më tej kryeministri i vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›