E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Cadra per banoret e zones

Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te vinte ne dispozicion cadra per banoret e zones, te cilet donin te merrnin vete pjese ne rindertimin e shtepive dhe bizneseve te tyre. Sipas Berishes, ndersa meshkujt mund te merrnin pjese ne rindertim, grate dhe femijet do te vazhdonin te qendronin ne ambientet e kavalishences se Durresit qe prej 10 ditesh tashme eshte bere streha e atyre qe ju jane demtuar shtepite nga tragjedia e Gerdecit. Pak dite me pare, Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria kishte menduar si me te udhes shperndarjen e parave ne dore qytetareve dhe ata vete te benin ndertimin e shtepive dhe bizneseve te shkaterruara, si pasoje e shperthimit te fabrikes se cmontimit te armeve ne Gerdec. Sipas Berishes, kjo ishte edhe menyra me efikase per nje rindertim sa me te shpejte te zones.

Fondet ndihme, ja si do te perdoren

Ndihmat qe jane derdhur ne llogarite e qeverise ne banka nga individet dhe biznesit do t'u bashkengjiten fondeve te buxhetit. Te gjithe kontributet qe do te derdhen ne keto llogari do te menaxhohen nga sistemi i thesarit ne nje llogari te perqendruar ne Banken e Shqiperise. "Per sa u perket perdorimit te kontributeve, ndihmat do te bashkohen me fondet e qeverise shqiptare dhe perdorimi i tyre do te bazohet ne procedura te shkruara, do te jete transparent, i hapur dhe do te perfshije edhe perfaqesues te pales se demtuar", eshte shprehur zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu. Deri me tani ndihma financiare qe ka mberritur nga individet dhe subjektet private ne llogari te qeverise eshte 300 mije euro. Ministria e Financave duke publikuar numrat e llogarise ne faqen e saj te internetit www.minfin.gov.al, jep te dhena te perditesua ne lidhje me gjendjen e arketimeve. Biznesi dhe individet i kane dhene me se shumti kontributin e tyre ne valuten evropiane, euro. Deri me tani jane grumbulluar ne llogarine e Raiffeisen Bank 206 mije euro, 11,8 milione leke dhe 8,9 mije dollare. Ministria e Financave ka hapur llogarine "Fondi per mbeshtetjen dhe rindertimin e Gerdecit", ne disa nga bankat e nivelit te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›