E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi i Kuq, ndihma per Gerdecin

Ndihme psikologjike, por edhe ndihma materiale ka shperndare Kryqi i Kuq per familjet e prekura nga tragjedia e ndodhur ne Gerdec. Keshtu gjate gjithe javes grupe vullnetare te ngritura kane shperndare ushqim te gatuar per familjaret te cilet jane gdhire nen germadhat e shtepive per te shpetuar pasurite e tyre. Ne te njejten kohe nga vullnetaret e Kryqit te Kuq te kryeqytetit vazhdoi fushata e promocionit te dhurimit te gjakut, duke ndihmuar gjate sesioneve te dhurimit. "Nje nevoje shume imediate ne ato momente ishte edhe sigurimi i gjakut. Me ane te fushatave te bera u arrit qe te sigurohet nje sasi e konsiderueshme gjaku per te lenduarit", ka nenvizuar perfaqesuesja e Kryqit te Kuq ne Tirane. Po keshtu, nje mbeshtetje e madhe psikologjike ka qene edhe per qetesimin e njerezve te traumatizuar (familjare te viktimave) prane dy spitaleve. "Pas normalizimit te situates ne spitale, ndihma jone vullnetare nisi ne zonen e Gerdecit, ku u shperndane ndihma materiale dhe ushqime. Deri tani jane ndihmuar 100 familjet e fshatit Gerdec dhe 300 familje te fshatit Marqinet", eshte shprehur perfaqesuesja e Kryqit te Kuq. Sipas saj, keto ndihma do te vazhdojne edhe gjate diteve ne vazhdim deri ne rimekembjen e ketyre familjeve. Edhe biznese te ndryshme kane bashkepunuar me Kryqin e Kuq per te siguruar ndihmat me imediate dhe me te domosdoshme per keta persona te prekur nga kjo tragjedi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›