E Shtunë, 31 Tetor 2026

Import-eksporti, ja "top" artikujt

Blerina Hoxha

Pese produktet qe zene peshen kryesore ne eksportet shqiptare jane tekstilet, pantallonat e burrave, nafta dhe nenproduktet e saj, kromi dhe disa metale te tjera. Ndersa pese produktet me te importuara, kane qene nafta, energjia elektrike, medikamentet, ushqimet dhe pijet alkoolike dhe joalkoolike. Studimin ne lidhje me mallrat qe zene peshen me te madhe ne tregtine me jashte, e ka bere Qendra per Tregti Nderkombetare, ACIT.

Elementet me kryesore te struktures se eksporteve gjate 2007, nga pikepamja e peshes dhe vleres ne totalin e eksporteve, vazhdojne te jene produktet e tekstileve dhe

kepuceve, metalet kryesore dhe produktet e tyre, produktet minerale, si dhe ushqime te

pergatitura dhe duhani. Rritje me te larte eksporti kane pasur produktet minerale, produktet e perpunuara, si dhe metalet dhe produktet e tyre. Ndersa struktura e importeve dominohet nga produktet minerale, metalet kryesore dhe produktet e tyre, pajisjet dhe makinerite, produktet kimike, lende te para per prodhimin e tekstileve dhe kepuceve. Artikujt me te importuar gjate vitit qe shkoi jane produktet energjetike, energjia elektrike dhe karburanti. Te dy keto produkte perfaqesojne mbi 10% te importeve totale te vendit. Po keshtu, vend te rendesishem ne strukturen e importeve zene gjithashtu produktet qe lidhen me kerkesen nga industria e ndertimit si shufrat e celikut. Nga grupi i mallrave te konsumit, vlera me e larte e importeve i takon miellit. Ne grupin e produkteve kimike dominon importi i medikamenteve.

Flukset tregtare te Shqiperise gjate 2007 vazhduan te orientohen kryesisht ndaj partnereve tregtare evropiane, megjithese kembimet tregtare me partneret rajonale jane zgjeruar, por ngadale. Vecanerisht eksportet ne partneret rajonale kane shfaqur nje dinamike me te larte krahasuar me eksportet ne vendet tradicionale te destinacionit, si Italia apo Greqia. Ky eshte nje tregues i rendesishem i efekteve te politikave liberalizuese tregtare rajonale, por keto zhvillime nuk mund te ndryshojne pamjen tradicionale te gjeografise se eksporteve, per shkak te peshes se ulet te eksporteve ne keto vende ndaj flukseve totale te eksporteve. Gjeografia e importeve reflekton lidhjet ekonomike te vendit si dhe avantazhet krahasuese te vendeve partnere. Italia dhe Greqia vazhdojne te jene burimet kryesore te importeve shqiptare, qe ne nje mase te madhe jane te lidhura me perpunimin aktiv, ndersa Gjermania si burim i automobilave dhe pajisjeve te tjera, Turqia si burim i tekstileve dhe inputeve te industrise se kepuceve, Ukraina si burim i karburantit dhe miellit, tregjet rajonale si burim i produkteve bujqesore dhe minerale, nderkohe qe jane te listuara si vende me zhvillimet me dinamike te importeve. Nder produktet me te eksportuara bujqesore dhe ushqimore jane produktet ushqimore te detit, duhani dhe vaji (vaji i lulediellit), si dhe uje dhe pije te buta. Importet e produkteve bujqesore dhe te ushqimeve te perpunuara jane tete here me te larta se eksportet. Grup-produktet me te rendesishme ne tregtine e perpunimit aktiv nga pikepamja e peshes ne vleren e eksporteve te perpunimit aktiv jane kepucet (veshjet e kembes), tekstilet dhe veshjet, si dhe metalet dhe produktet e detit. Nderkohe, produktet e hekurit dhe celikut paten rritjen me te madhe, per shkak te rritjes se interesit ne tregun nderkombetar dhe rritjes se cmimit ne te njejten kohe.

Pese produktet me te eksportuara

Tekstile dhe produkte te tyre 112,775

Pantallona burrash 75. 100

Nafta dhe nenprodukte te saj 59.546

Krom dhe koncentrat kromi 49.678

Metale te tjera 39.040

Pese produktet me te importuara

Nafta dhe minerale bituminoze 251,499

Energjia elektrike 248,059

Medikamente 85,231

Ushqime te perpunuara 83,408

Farera dhe artikuj te tjere 73,837


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›