NATO, ne Gerdec per cminimin
Forcat e NATO-s, kane mberritur ne Gerdec, ne ndihme te ushtrise shqiptare per t'i ndihmuar per cminimin e zones, e cila eshte perfshire nga shperthimi i disa diteve me pare. Sipas burimeve dje, ne kete zone, ne shtabin e operacionit "Gerdec '08", kane zbritur ne terren ne ndihme te forcave ushtarake. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga terreni, ku eshte duke u punuar per cminimin e zones, nga predhat te cilat jane shperndare ne nje territor te gjere. Nderkaq, ne kete zone, ndodhen dhe disa perfaqesues te vendeve te ndryshme, si Danimarka dhe Zvicra. Sipas burimeve nga Gerdeci, Danimarka ka kontribuar me nje kompani per cminimin dhe mbledhjen e predhave te paplasura, nderkohe qe Zvicra ka derguar nje perfaqesues per te mbikeqyrur kete proces. Gjithashtu dhe ekipi i NATO-s, qe ka mberritur ne vendngjarje, do te jape asistencen e tij, per cmimin e zones se minuar. Pak dite me pare, nje ekip i OKB-se, per emergjencat mberriti ne vendin tone dhe shkoi ne Gerdec, per te perllogaritur demet e shkaktuara nga shperthimi i ndodhur me shume se nje jave me pare. A.C