Berisha-Cannon Obe: Bashkëpunim për integrimin e Shqipërisë
TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Canon Obe, me rastin e marrjes së detyrës.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se shefi i qeverisë i shprehu ambasadorit Nicholas Cannon Obe mirënjohjen më të thellë për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë e standardeve perëndimore, bazuar në ekonominë e tregut.
Nga ana e tij , Ambasadori britanik i shprehu kryeministrit Berisha falenderimet e qeverisë së Britanisë së Madhe, por edhe të tijën personale për bashkëpunimin e suksesshëm që qeveria shqiptare ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe me Britaninë e Madhe.
Në këtë kontekst, u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i plotë i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në ato prioritare si integrimi Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrja sa më shpejt e statusit kandidat, por edhe në fusha të tjera si në atë të sigurisë, të mbrojtjes, në bashkëpunimin në shërbim të konsolidimit të stabilitetit e miqësisë në rajon, në thithjen e investimeve të rëndësishme britanike në Shqipëri, si dhe në sektorë si ai i turizmit, etj.
Ambasadori britanik vlerësoi arritjet e rëndësishme në bashkëpunimin midis dy qeverive në fushën e luftës kundër krimit, bashkëpunimin në kuadër të koalicionit në Afganistan, në fushën e mbrojtjes etj.
(er.nu/BalkanWeb)