KLD delegon 5 gjyqtarë në Apel për të gjykuar Bandën e Durrësit
TIRANË- Nisi sot në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda gjyqi ndaj 16 të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit. Ngërci i krijuar me trupën gjykuese për shkak të ezaurimit të gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda është zgjidhur përmes vendimit të KLD.
Dali Bushati, Zamir Poda, Valdete Hoxha dhe Agron Papajani me kryesuese Fiqirete Mullai, janë 5 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Tiranës të deleguar nga KLD për të gjykuar Bandën e Durrësit.
Cështja vjen në Apel pas vendimit të marrë më 16 janar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila dënoi me “burgim të përjetshëm” të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle. Për të pandehurit e tjerë, gjykata vendosi një total prej 235 vitesh burg. Megjithatë s seanca e sotme gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së 2 prej gjyqtarëve të trupit gjykues.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)