E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Brenda vitit, 10 mijë pemë të reja në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot, punën që po kryhet për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet. Zoti Basha ishte në zonën e Kombinatit, ku në rrugën “Llazi Miho” u mbollën 60 pemë. Deri tani, në kryeqytet janë mbjellë rreth 3850 pemë, ndërsa kryebashkiaku premtoi se 10 mijë të tilla do mbillen në Tiranë brenda vitit 2012-të.
“Qëllimi ynë është që brenda këtij viti, të mbjellim 10 000 pemë të reja në Tiranë dhe ju siguroj se ky është viti me mbjelljen më të ulët në planifikimin e Bashkisë, për katër vitet e ardhshme, sepse një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kjo vjen duke zgjeruar hapësirën e gjelbër” – theksoi Kryebashkiaku Basha.
Ndër të tjera Basha bëri të ditur se aktualisht ka përfunduar 95% e rikonstruksionit të rrugëve më të amortizuara të Tiranës, ndërsa nënvizoi se së shpejti do të çelen prokurimet, për të gjithë projektet madhore të parashikuara në buxhetin e këtij viti:
“Kjo përpjekje vjen paralel me përfundimin e punëve në 95% të rrugëve, të cilat u identifikuan nga drejtoritë përkatëse, për riparime të menjëhershme, por kjo punë vjen para çeljes së prokurimeve, për të gjithë projektet madhore të buxhetit për vitin 2012, pra është fillimi i një pune të madhe, e cila do të shikojë ndërhyrjen në të gjithë lagjet e Tiranës, kudo ku jetojnë qytetarët, kudo ku shtrihen hapësirat e tyre të jetës së përditshme dhe natyrisht jo vetëm në qendër , por sigurisht edhe në qendër” - tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Brenda vitit, 10 mijë pemë të reja në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›