E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit ulet në 4.25%, 2012 vit sfide

TIRANË- Banka e Shqiperise ul me 0,25% normen baze te interesit per lekun, duke e çuar ate ne kuoten 4. 25 %. Sipas Guvernatorit të BSH-së Ardian Fullani ky vendim i Këshillit Mbikqyrës u mor në përpjekje për të nxitur konsumin dhe investimet private dhe stimuluar kështu ekonominë.

“Këshilli Mbikqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar atë në kuotën 4. 25 %. Ky vendim synon të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit afatmesëm. Njëkohësisht lehtësimi i politikës monetare ofron një mbështetje më të madhe për zhvillimin e kërkesës në sektorin privat të ekonomisë. Rritja ekonomike e vendit do të përcaktohet kryesisht nga ecuria e konsumit dhe investimet private.”,- deklaroi Fullani.

Guvernatori Fullani, gjatë prezantimit të raportit të politikës monetare deklaroi se gjatë tre muajve të parë të këtij viti rritja ekonomike është ngadalësuar si pasojë e efekteve të krizës dhe se 2012-ta do të jetë një vit sfidë për ekonominë e vendit.

"Bashkëpunimi biznes-bankë ngjitet në nivele të tjera, që do të thotë se rritet kërkesa, rritet konsumi, të ketë një monitorim sa më të mirë të situatave të perpektivës të ekonomisë shqiptare në gjykim dhe të vlerësimeve të institucioneve të pavarura ndërkombëtare të vlerësimit si të Standart e Poor’s dhe Moodys, të cilat të dyja sëbashku japin një vlerësim të qëndrueshëm dhe pozitiv të Shqipërisë. Viti 2012 është një sfidë jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe atë botërore, pasi Shqipëria operon në kushtet e një tregu rajonal me probleme ende të pazgjidhura sa i përket tregtisë, biznesit, por edhe krizës së ekonomisë greke",- u shpreh Fullani.

Sipas Fullanit “Të dhënat e tërthorta statistikore për sektorin monetar fiskal dhe tregtisë tregojnë për një rritje të ngadaltë të ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti. Kontributi i kërkesës së huaj gjatë kësaj periudhe ishte i dobët si pasojë e presioneve në këto vende. Kërkesa e brendshme private mbetet e ngadaltë për shkak se konsumatori është prirur drejt kursimit”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›