E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Clinton ne Tirane vlere ne 100 vjetorin e Pavaresise

Kryeministri, Sali Berisha ka përshëndetur vizitën e Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Pas marjes së një lajmi të tillë, kreu i ekzekutivit shqiptar ka përcjellë vlerësimet e tij përmes një deklarate për shtyp, lidhur me këtë vizitë.
“Lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, mikës së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, me ftesë të Kryeministrit Berisha, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishme në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në këtë njoftim.
Kryeministri Berisha duke i uruar një mirëseardhje të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Shqipëri thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët si dhe mbështetjes së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracie së bazuar në vlerat e tregut.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha thekson se vizita e Sekretares Clinton në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një nder i madh por dhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritetet e vendit tonë, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes se jashtëzakonshme dhe rolit kryesor që SHBA kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëve për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucionet euro-atlantike dhe evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›