Hakerat shqiptare

Djemtë hakera që u arrestuan pasi akuzohen për ndërhyrje në sisteme të bankave të Francës, Gjermanisë dhe SHBA, ishin active edhe në rrjetin social “Facebook”. Ata kishin disa faqe me mijëra fansa, ndërsa e kishin titulluar “Albanian Hacker Group” dhe “Albanian Syber Army”. Ata njiheshin për “luftën” me hakerat maqedonas, grekë dhe serbë, duke sulmuar faqe interneti në këto shtete, madje vendosnin mbishkrime etnike. Grupi i hakerave të quajtur “Albanian Syber Army” dhe “Albanian Hakers Group” tregojnë se kanë sulmuar faqe të rëndësishme qeveritare, shqiptare dhe të huaja, madje kanë kapur numra kartash krediti pa fund.Sipas tyre, disa vjedhje i kanë kryer edhe në Izrael, duke sulmuar dyqanet që shesin online, pra blerje me anë të internetit. Ata hynin në serverët e dyqaneve. Të dhënat e kartave regjistrohen në databazën e faqes online dhe hakerat ia merrnin me anën e disa programeve viruse. Një tjetër “arritje” e tyre është edhe futja në disa kompani udhëtimi amerikane, ku bëhen edhe pagesa online. Arritën të merrnin rreth 20 mijë të dhëna kartash dhe më pas filluan punën për t’i konvertuar këto të dhëna. Më pas, këto të dhëna, sipas tyre, mund të shiten në tregun e zi online. Sipas tyre, ata i kanë bërë presion kompanisë për t’i paguar që të mos t’i hidhnin në internet.Krahas ndërhyrjeve, grupi thotë se ka bërë edhe “bamirësi”, pasi ka lajmëruar disa faqe interneti në Shqipëri për sulmet e hakerave serbë dhe grekë, para se të ndodhte sulmi. Te arrestuarit jane Kejdi Stambollxhiu, 19 vjeç dhe Ilir Lajthia, 28 vjec, te dy banues ne Elbasan ndërsa procedohen ne gjendje te lire shtetasit me inicialet, S. F. dhe G.D. te moshës 15 vjeç, që të dy banues në Laç. Të akuzuarit si hakersa nga Elbasani mund të jenë përdorur nga piratë të sprovuar të programeve kompjuterike. Jashtë kamerave shokë të Ilir Lajthisë shprehen se ai nuk ishte njohës i thellë i këtyre programeve ndonëse kishte dëshirë të lundronte në internet. Sipas tyre Iliri mund të jetë joshur nga një hakers i sprovuar dhe me mirëbesim i ka lënë atij të dhëna personale e llogari bankare. Mesohet se Iliri gjithnjë ka qenë në vështirësi financiare e ndoshta për këtë arësye ka rënë pre e personave te tjerë. Nga e njëjta skemë dyshohet se është mashtruar edhe 19 vjeçari Kejdi Stambollxhiu. Kjo mendohet te jete edhe mbrojtja me ane te se cilës te dy te arrestuarit do te dalin ne sallën e gjyqit.