Berisha-Clinton:Ligji i dosjeve, jo për presion politik

Ligji i dosjeve nuk do të përdoret për presione politike. Garancia është dhënë nga kryeministri Berisha gjatë takimit të parë me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. "Ligji për pastërtinë e figurave të zyrtarit nuk do të devijojë nga synimi i tij primar", deklaroi Sali Berisha. Kryeministri garantoi shefen e diplomacisë amerikane se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të drejta, të lira dhe të ndershme. Gjatë takimit Clinton-Berisha u diskutua edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Gjatë takimit me zyrtaren e lartë amerikane kryeministri shqiptar shprehur gadishmërinë për bashkëpunim me një vend mik si SHBA-ja. Berisha premtoi shtimin e trupave ushtarake shqiptare në Afganistan.