E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Më 18 shkurt demonstratë për vjedhjet



Partia Socialiste u ka bërë sot apel qytetarëve që të marrin pejsë në demonstratën e datës 18 shkurt për të kundërshtuar shitjen e pasurive publike dhe korrupsionin e qeverisë.

Deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, tha sot në një deklaratë për mediat se qytetarët nuk mund të pranojnë më një regjim që është i gatshëm të vrasë për të vjedhur shqiptarët.

“1280 pasuri të shqiptarëve ka vendosur të plaçkisë Sali Berisha në prag të largimit të tij.

1280 pasuri të shqiptarëve që vlejnë qindra miliona euro ka vendosur të plaçkisë kreu i regjimit të kusarëve e matrapazëve në vetëm dy muaj, tani që e ndjen se regjimit të tij po i afron fundi. Prandaj, të premten në 18 shkurt shqiptarët do të demonstrojnë kundër këtij regjimi me bllok në dorë që sot nuk qeveris më për shqiptarët, por vetëm për familjen dhe oborrin e Sali Berishës”, tha Ahmetaj.

Ai ka theksuar se janë 1 milionë të papunë dhe gjysmë milioni që jetojnë në kushtet e varferisë, ndaj dhe demonstrata duhet të ketë si qëllim frenimin e kusarisë.

14 Shkurt 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›