Berisha Debat me Ramen ne 2013

Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama për të dalë në një debat publik.
Kryeministri nuk e beri kete me zerin dhe figuren e tij, sic shprehet zoti Rama, por zgjodhi zedhenesen per te kujtuar se ai e ftoi per debat liderin e opozites ne 2009 dhe se eshte i gatshem per te debatuar me Edi Ramën perpara zgjedhjeve te vitit 2013.
Kryeministri Berisha beson se tani nuk eshte koha e duhur per debate, per shkak se nuk do te ishte e pershtatshme per Partine Demokratike te ndikonte ne kongresin Debati publikFtesa rrezikon ftuesin Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht “Koha për një debat publik” e ardhshem te Partise se zotit Rama, qe pritet te mbahet ne nentor.
Kete te fundit kryeministri Berisha e tha me ze dhe figure edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Mbledhje ne te cilen ai pranoi se eshte i hapur te bashkepunoje vetem per 4 nga 10 kerkesat e paraqitura prej kryetarit te partise socialiste. Ato jane reforma zgjehdore, per te cilen kryeministri propozi ngritjen qe kete te enjte te komisionit parlamentar, zgjedhjen e avoaktit te popullit, si dhe rishikimin e rregullores, por vetem duke e pershtatur ate sipas standardeve te rregullores se Parlamentit Europian.
“Te marrin rregulloren e Parlamentit Europian, te ballafaqojne rregulloren tone, ne cdo nen me kete rregullore dhe ne jemi te gatshem ta ndryshojme. Nuk mund asgje ne te na imponojme hapa mbrapa. Ne nuk jemi te pagabueshëm, prandaj krahasohemi me standardet”, tha Berisha.
Pikat e tjera ku zoti Rama kerkon konsensus per zgjedhjen e disa insitucioneve te tjera, qe nuk parashikohen me shumice te cilesuar ne parlament, kryeministri Berisha i rrezoi, duke argumentuar, se sipas tij, keto jane thjesht farse per te vazhduar politiken e bllokimit.
“Probleme te tjera te ndarjes se pushtetit ne tavoline, jane jashte kultures time demokratike. Cdo perpjekje per te devijuar nga kushtetuta perben devijim thelbesor te demokracise. Kushtetuta eshte kontrata me e madhe per nje komb. Ajo eshte marrëveshja me e madhe. Nese behen propozime per ten a nxjerre jahste ketij kuadri, ato behen per te justifikuar politiken e bllokimit. Uroj te mos jene farse propozimet e tij, por qendrimi i grupit parlamentar ne kete sesion eshte identik me nje vit me pare. Urdhëro Avokatin e Popullit. Jo thote dua guvernatorin edhe KLSH. Jo more zoteri shumice nuk mund te behesh kurre ti. Shumice te bejne vetem votat. Domethënë ka nje qendrim identik bllokues”, u shpreh Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se klasa politike shqiptare duhet t’i lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Partneritet dhe miqësi
Dorian Koci - Njëzet vjet më parë, në datën 2 tetor 1991, pas një absurditeti të pakuptimtë edhe për vetë botën komuniste (pasi të gjitha vendet e ish- kampit socialist në Europë kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA-të), absurditet që zgjati 45 vjet me radhë, në Shqipëri u rihap ambasada amerikane, pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike më 21 mars 1991. Rama: Dua përgjigje për paktin
Lideri i opozites Edi Rama i ka bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Berisha të japë përgjigje zyrtare për paktin e ofruar nga socialistët, si e vetmja rruge tha ai për t'i dhënë udhë Shqipërisë europiane. Censusi, probleme me etninë
Regjistrimi i popullsise ne qarkun e Korces ka nisur te shfaqe disa probleme, qe lidhen kryesisht me rubriken e etnise. Raportohet se ne disa raste familjet e anketuara kane kerkuar te fotokopjojne materialet pas regjistrimit dhe se ata kryesisht jane deklaruar greke.
89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Amerikës e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.
Lajmet kryesore
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Rama: Dua përgjigje për paktin
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
"Gërdeci", shtyhet pretenca