Dialogu SHBA pershendet gatishmerine e Izraelit

Qeveria amerikane përshendeti gatishmërinë e Izraelit per te rifilluar negociatat me palestinezët, ndersa e beri te qarte qendrimin e saj per kete ceshtje: të dyja palët duhet të fillojnë bisedimet pa parakushte dhe t'i përmbahen planit të Kaurtetit për Lindjen e Mesme, sqaroi Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington.
Izraeli iu pergjigj pozitivisht iniciatives se se kuartetit te perbere nga SHBA, Rusia, BE dhe Kombet e Bashkuara per riperteritjen e procesit te paqes ne Lindjen e Mesme. Sipas ketij plani, izraelitët dhe palestinezët duhet të rifillojnë negociatat brenda një muaji dhe deri në fund të vitit 2012 të arrijnë një marrëveshje.
Propozimi i kuartetit erdhi me shume se nje jave pasi presidentit i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz paraqiti kerkesen per njohjen e shtetit Lindja e MesmeKërkesa e AP në OKB, SHBA bllokon ndihmën Izraeli miraton ndërtimin e shtëpive të reja KS, të mërkurën diskutimi mbi kërkesën palestineze te Palestines ne organizaten e kombeve te bashkuara. Washingtoni, aleati i madh i izraelit, eshte kunder nje hapi te tille dhe kembengul se pavarësia e Palestinës duhet të arrihet permes negociatave.
Por megjithese e ve theksin kaq shume tek bisedimet, ishte vete shteti hebre qe i dha nje grusht te forte përpjekjeve për paqe javën e kaluar kur njoftoi për ndërtimin e 1100 shtëpive të reja në Jeruzalemin Lindor, te cilin palestinezet e pretendojne si kryeqytetin e shtetit te tyre te ardhshem. Levizja e Tel Avivit mori shume kritika, perfshire dhe ato te vete shefes se diplomacise amerikane, Hillary Klinton. Ndersa se fundi, nje tjeter zyrtar i larte amerikan, sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta paralajmeron se Izraeli po e gjen veten gjithmone e me te izoluar ne Lindjen e Mesme. Panetta ndodhet ne rajon per bisedime me lidere te te dy paleve. Perpjekjet diplomatike per t'i shtyre si izraelitet, ashtu edhe palestinezet drejt dialogut jane intensifikuar se tepermi keto kohet e fundit. Panetta deklaroi se pervec uljes ne tryezen e negocjatave me palestinezet, izraeli duhet te perpiqet te rivendose marredhenie te mira edhe me Turqine dhe Egjiptin.
Izraeli gati per bisedime
Izraeli pranon thirrjen e negociatorëve ndërkombëtare për të rinisur bisedimet e paqes me palestinezet dhe i kërkoi presidentit Mahmud Abaz të bëjë të njëjtën gjë dhe jo të ndjekë kërkesën për njohjen e shtetit në OKB.
“Izraeli mirëpret vendimin nga Kuarteti i Lindjes së Mesme që po bën thirrje për rinisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqen palestinezo-izraelite pa parakushte. Ky është një zhvillim pozitiv dhe Izraeli dëshiron dhe ka dëshiruar për rinisjen e shpejtë të tyre. Ne shpresojmë që palestinezët të marrin topin dhe ne me të vërtetë të nisim procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, u shpreh Mark Regev, zëdhënësi i kryeministrit izraelit.
Kuarteti i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara iu përgjigj kërkesës së Mahmud Abaz për anëtarësimin e Palestinës në OKB më 23 shtator, duke u kërkuar palëve të rinisin bisedimet brenda muajit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Berisha: Bashkëpunim, në interes të vendit
"Komision parlamentar për reformën zgjedhore"
Debati publik, Rama sërish ftesë Berishës
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Rikthehet për gjykim cështja e Aldo Bares
Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit