E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Dua pergjigje per paktin


Lideri i opozites Edi Rama i ka bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Berisha të japë përgjigje zyrtare për paktin e ofruar nga socialistët, si e vetmja rruge tha ai për t'i dhënë udhë Shqipërisë europiane.

"Do apo nuk do kjo qeveri te adresoje bashke me opoziten ne parlament, te gjitha kritikat dhe kerkesat e Bashkimit Evropian, do apo nuk do kjo shumice parlamentare te punoje me opoziten parlamentare per te rimekembur shtetin, reformuar drejtesine garantuar pavaresine e institucioneve me nje proces politik europian, te na e thone qarte perse nuk e duan kete pakt, nese nuk e duan; te na thone se cfare duan te rishohin ne kete pakt,nese duan te rishohin dicka", tha Rama.

Gjate fjales se tij para grupit parlamentar Edi Rama theksoi edhe se socialistet dhe opozita ne terësi jane te gatshem te studiojne edhe nje kunderoferte te Partise Demokratike.

"Integrimi nuk eshte si vallja e shpatave qe mund te hidhet edhe tek-pull, duke bertitur, por eshte nje simfoni ku parlamenti duhet te funksionoje si orkester. Me daulle mengjes, dreke, darke te qeverise per arritjet historike nen udheheqjen legjenare te Saliut dhe me fyerjet e shumices parlamentare as trokitet ne deren e Bashkimit Evropian dhe as mund te pritet qe ajo dere te hapet menjehere", theksoi Rama.

Ne mbledhje Rama ftoi serish Berishen per debat publik, por  refuzimi erdhi permes zedheneses se Partise Demokratike.

Persa i perket paktit te propozuar zoti Rama tha se PS do te organizoje tryeza te perbashketa me eksperte te fushes, per te adresuar me mire, sic tha ai, cdo problematike te mundshme, e nga krahu tjeter sipas tij gjithcka do te jete transparente perballe publikut.

Nderkohe per piken qe mbeshtetet ne kabllogramet e Wikileaks lideri i opozites theksoi se eshte nje domosdoshmeri, qe shume akuza te renda te sqarohen nga Prokuroria dhe kjo nuk ka pse frikeson pushtetin, vijoi ai.

"Jemi shume te qarte. Kerkesa jone nuk ka lidhje me Ameriken apo me miqte e cmuar amerikane qe kane kontribuar dhe kontribuojne ne Shqiperi,ne mbeshtetje te popullit shqiptar. Pike! Kerkesa jone ka lidhje me dosmodsohmerine qe publiku shqiptar te dije te verteten per gjithe ato tmerre qe lexojne dhe degjojne jave te tera, lidhur me perfaqesuesit e vet politike dhe personazhe kyce te shtetit te tij", tha Rama.

Zoti Rama nuk la pa permendur edhe faktin se pas depozitimit te nismes per heqjen e TVSh-se per disa nga mallrat jetike dhe pergjysmimin e saj per artikujt e tjere ushqimore do te ndermerret inisiativa tjeter per heqjen e TVSH-se per energjine elektrike.
 

 

 

Sondazh

Nëpërmjet medias Rama fton Berishën në debat publik, a mendoni se do ta pranojë kryeminstri ftesën?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_390'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(390); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Debat me Ramën në 2013
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama për të dalë në një debat publik. Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se klasa politike shqiptare duhet t’i lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Partneritet dhe miqësi
Dorian Koci - Njëzet vjet më parë, në datën 2 tetor 1991, pas një absurditeti të pakuptimtë edhe për vetë botën komuniste (pasi të gjitha vendet e ish- kampit socialist në Europë kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA-të), absurditet që zgjati 45 vjet me radhë, në Shqipëri u rihap ambasada amerikane, pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike më 21 mars 1991. Ftesa rrezikon ftuesin
Aleksander Cipa - Kursin e ri politik si kryesues opozite, Edi Rama beson se e ka nisur disi ndryshe; Është pakti prej dhjetë pikësh, i cili tashmë i ka mbetur shumicës së kryesuar prej Kryeministrit Berisha, si “letër rekomande”, e cila edhe për “arsye postare”, meriton një përgjigje. Censusi, probleme me etninë
Regjistrimi i popullsise ne qarkun e Korces ka nisur te shfaqe disa probleme, qe lidhen kryesisht me rubriken e etnise. Raportohet se ne disa raste familjet e anketuara kane kerkuar te fotokopjojne materialet pas regjistrimit dhe se ata kryesisht jane deklaruar greke.


Lajmet kryesore

Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Berisha: Debat me Ramën në 2013
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
"Gërdeci", shtyhet pretenca

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›