Falja e Gjakut per cmimin OSCAR reagojne regjisoret e tjere
Vetëm pak ditë më parë, bordi artistik i qendrës kombëtare të kinematografisë në Tiranë votoi filmin “Falja e Gjakut” me regji të Xhoshua Marston dhe skenar të Andamjon Murataj, për të përfaqësuar Shqipërinë në akneminë OSCAR.
Në garë ishin katër filma prodhime të fundit të kinemasë shqiptare si filmi Maya, Ballkan Bazar dhe Amnistia.
Regjisori i filmit “Ballkan Bazar”, Edmond Budina mendon se filmi “Falja e gjakut” nuk na përfaqëson, por ai thotë se nuk ka dyshime për mënyrën e të realizuarit.
Ndërkohë që regjisori i filmit “Amnistia”, Bujar Alimani shprehet se është akademia OSCAR që vendos se me çfarë do përfaqësohet Shqipëria, e nëse OSCAR vendos, i uron suksese filmit.
Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për, por asnjëri nuk është nominuar për “OSCAR”.
Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.