Berisha Demshperblim te permbyturve
Ai iu referua ligjit per digat i cili percakton demshperblimin ne te gjitha zonat ku ka diga. Nga ana tjeter ky eshte nje vend i lire dhe ka nje ligj qe quhet ligji i digave qe detyron demshperblimin e plote te demeve te krijuara ne zonat nen diga. Ne jemi vend i shtetit ligjor dhe zbatojme plotesisht ligjet tona. Sikunder ka nje moral. Ai qe eshte ne fatkeqesi ndihmohet e ky eshte nje moral universal i shoqerive te lira e te qyteteruara. E kemi edhe ne ligj edhe ne moral. Ndaj te perpiqemi te perballojme si deri me sot problematiken e permbytjeve dhe te mendojme nderhyrje nder me te fuqishmet shumeplaneshe pas permbytjes u shpreh kryeministri. Ne mbledhjen e radhes se qeverise Berisha sulmoi ashper kreun e Partise Socialiste Edi Rama per qendrimet qe po mban lidhur me permbytjet e Shkodres. Dje degjoja zotin Rama tek sulmonte sepse kam deklaruar ne menyre te perseritur se nuk kemi humbje ne jete njerezish dhe kjo eshte kryesorja. Ne fillim nuk u besova vesheve por me pas ai e perseriti disa here. Me duhet ti them zoterise se ajo qe ke deklaruar dje eshte e paimagjinueshme. Ajo te demaskon e te nxjerr dhjete here me keq sesa ke dale ne plazh dikur sepse ne cdo rrethane e situate jeta e njeriut eshte me e para dhe me e kushtueshmja sepse ata burra e gra rrezikuan me dhjetera e qindra here jeten e tyre per te shpetuar jete njerezish dhe kur behet fjale per operacione shpetimi e para e mbi te gjitha eshte shpetimi i jetes se njerezve dhe suksesi i ketyre operacioneve ne cdo vend te lire te botes percaktohet me jetet e shpetuara theksoi me tej kryeministri. Duke iu drejtuar kreut te opozites Berisha tha Mesoje zoti Rama se Shkodres nuk ia kane prere shpresen as ati yt shpirteror dhe as ati yt biologjik. Edhe atehere kur Shkodres i rezervuan mijevjecare e shekuj burgjesh edhe atehere kur i rezervuan terrorin me te eger shpresa e mbajti gjalle qytetin. Ty qe hap gazetat se Shkodra eshte e pashprese dua te te them se e pashprese ne kete vend eshte vetem e shkuara. Ajo nuk kthehet me. Ne kete vend ka shprese ne cdo gje. Ne fjalen e tij Berisha ironizoi faktin qe ne nje kohe kur Shkodra po vuante pasojat e permbytjes Partia Socialiste gjeti kohe per te zhvilluar zgjedhjet per kryetarin e deges. Ne nje kohe kur Shkodra gjendej ne uje ata shfrytezonin angazhimin e anetareve dhe drejtuesve per te ndihmuar qytetaret dhe mblidhnin banda per te bere zgjedhje sipas ligjeve te shpellave dhe jo sipas statuteve demokratike te partive tha Berisha. PS Saliu deshtoi te ike
Pas akuzave te ardhura nga kryeministri Berisha per kreun e PS-se Edi Rama reagoi selia roze. Anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa tha se permbytjet i solli qeveria. Sipas saj kjo qeveri duhet te largohet pasi largimi i saj eshte shpetimi i vetem i qytetareve. Saliu ka deshtuar dhe rrenat e tij nuk i mbyllin dot syte e shkodraneve para permbytjes qe sua pruri Zoti por dora e paafte e qeverise. Saliu ka deshtuar dhe fajin e tij per permbytjet nuk e shlyejne dot shpifjet per opoziten. Saliu ka deshtuar dhe largimi i kesaj qeverie eshte shpetimi i vetem per shqiptaret qe kjo qeveri votash te vjedhura i la ne balten e varferise papunesise
harreses dhe permbytjeve tha Ajtyresa.
ADI SHKEMBI