E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per ABC News Dhjetori 90 triumfi i guximit njerezor

11-12-2010 / Gazeta 55

Nje impresion i jashtezakonshem. Me keto fjale e ka pershkruar kryeministri Berisha dokumentarin e prezantuar nga gazetari Blendi Fevziu ne Teatrin e TV KLAN mbi ngjarjet e Dhjetorit 90. Me kete dokumentar Blendi Fevziu riktheu me vertetesine me te madhe ato dite te cilat ndane historine tha posacerisht per mikrofonin e ABC News kreu i qeverise shqiptare. Duke shtuar se ky dokumentar deshmoi se cfare ishin ne te vertete ato dite. Para se gjithash dhe mbi te gjitha si deshmitar i tyre mund te them se ato ishin ditet e guximit dhe trimerise me te jashtezakonshme e qe une mund te kem pare apo lexuar shtoi Berisha. Me tej ai tha se studentet kishin vetem nje qellim Te qendronin te mos mposhteshin i rrahen barbarisht gje e cila jo vetem qe nuk i trembi por perkundrazi d i angazhoi ata shume here me teper. Debati me kryesor i atyre diteve Nuk shkojme tek Ramiz Alia por te vije ai tek ne tha me tej kreu i qeverise per ABC News. Berisha tha pastaj se Ramiz Alia e shpjegoi vete se perse e kerkonin dhe ishte ky guxim i studenteve qe e gjunjezoi ne menyre perfundimtare sepse Alia e kuptoi qe kishte vetem 1 zgjidhje Pluralizmin. Ishte triumfi i guximit njerezor. Qellimi i pare dhe absolut ishte beteja per te gjunjezuar Partine e Punes e cilesoi Berisha Levizjen e Dhjetorit 90. Ne fund ai tha se politika sot eshte teresisht e hapur per te gjithe ata qe i perkisnin levizjes se Dhjetorit 90. Ne pame se ata qe ishin bashke ne 90-en ishin sot teresisht te bashkuar kete mbremje shtoi ai. Ndersa pyetjes se sa eshte realizuar ideali i atyre diteve Berisha iu pergjigj se Shqiperia sot eshte 20 vite larg asaj qe ishte ne 90-en. Nuk duhet harruar se slogani yne ishte Shqiperia si gjithe Evropa. Evropa per ne ne 90-en ishte nje parajse qe nuk e njihnim dhe rrugen drejt se ciles nuk e dinim kjo ishte e verteta se ne i perkisnim nje gjenerate qe dilte nga bunkeri pra Shqiperia si Evropa ishte nje ideal perfundoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›