PS depoziton nismen per ndryshimin e buxhetit
Gazeta ka siguruar nje kopje te projektligjit te opozites i cili permban dy nene ku ne te parin percaktohet kufiri i shpenzimeve per cdo ministri ndersa ne te dytin hyrja ne fuqi 15 dite nga botimi ne Fletoren Zyrtare dhe fakti qe i shtrin efektet nga 1 janari i vitit te ardhshem.
Propozimi i PS
Ne relacionin qe i bashkengjitet projekt-
buxhetit shpjegohet edhe se ne cilat fusha do te shkurtohen fondet per te perballuar permbytjet. Per shkak te situates se rende te krijuar nga permbytjet ne te gjithe vendin grupi parlamentar i PS propozon disa ndryshime ne ligjin 10355 date 2 dhjetor 2010 Per buxhetin e vitit 2011. Propozimi yne synon qe fondet e caktuara ne buxhetin e vitit 2011 per shpenzime kapitale te rishperndahen ne favor te rritjes se fondeve per Ministrine e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit dhe ate te Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave per te gjithe territorin e vendit dhe konkretisht Shkoder dhe ultesira e Nenshkodres Lezhe Lac Fushe-Kruje Durres Elbasan Korce dhe fusha e Korces Fier Berat Vlore Gjirokaster thuhet ne relacion. Kriteri qe propozon Partia Socialiste per tu zbatuar ne kete rast eshte qe te gjitha projektet e rrugeve te financuara nga burimet e brendshme ne masen me pak se 50 e totalit te investimit te hiqen nga lista e projekteve per investime. Nga kjo liste propozohet te mos preken vetem projektet qe realizohen me financim te huaj. Me konkretisht propozohet qe 4.7 milion USD te merren nga Ministria e Financave ne zerat menaxhim i te ardhurave tatimore dhe menaxhim i te ardhurave doganore 3 milion USD te merren nga Ministria e Ekonomise ne zerin Mbeshtetje per Ekonomine dhe 125 milion te merren nga Ministria e Puneve Publike dhe konkretisht nga nenprogramet rruget nacionale sistemime dhe asfaltime ndertim urash dhe mbikalime si dhe studime e projektime. Paralelisht me caktimin e institucioneve ku do te merren keto fonde Partia Socialiste propozon edhe menyren sesi do te shpenzohen ato per te shmangur permbytjet ne te ardhmen. Fondet do te shkojne ne menaxhimin e infrastruktures se kullimit dhe ujitjes rreth 125 milion dhe 5 milion ne menaxhimin e pyjeve.
Projektet
Ne relacionin e projektligjit per ndryshimin e buxhetit PS propozon nderhyrjen urgjente ne thellimin e Bunes qe kushton 4 milion euro. Buna ne menyre urgjente duhet te thellohet ne pozicionet e pikave te takimit te lumit Buna me lumin Drin. Kjo nderhyrje do te bente qe te ulet niveli i liqenit te Shkodres cka do te thote terheqje e ujit nga Shkodra dhe Nenshkodra. Kostoja e projektit eshte 520000 mije leke 4 milione euro thuhet ne relacion. Ne te njejten kohe sipas saj eshte i nevojshem ne nje periudhe afatgjate thellimi i te gjithe gjatesise se lumit Buna qe kushton 88 milion euro pastrimi i kanaleve ne zonen e Nenshkodres me kosto 135 USD te reja si dhe pastrimi dhe thellimi i sistemit te kullimit ne fushen e Korces dhe lumit Devoll qe kushton 34 milion USD.
Propozimi i PS
Ku do te behet pakesimi i fondeve
Ne Ministrine e Financave pakesim ne vleren 470000 mije leke sipas programeve
01140 Menaxhimi i te Ardhurave Tatimore - 38000 mije leke
01150 Menaxhimi i te Ardhurave Doganore - 432000 mije leke
Ne Ministrine e Ekonomise ne programin 04130 Mbeshtetje per Ekonomine pakesohen 30000 mije leke.
Ne Ministrine e Puneve Publike ne programin 04520 Rrjeti i Rrugeve Nacionale pakesohen 12520000 mije leke nga te cilet
- 11220000 mije leke pakesohen ne nenprogramin Rrugeve Nacionale
- 978000 mije leke pakesohen ne nenprogramin Sistemim dhe Asfaltime
- 22000 mije leke pakesohen ne nenprogramin Ndertim Urash e Mbikalime
- 300000 mije leke pakesohen ne nenprogramin Studime e Projektime
Totali i pikesimeve 13000020 mije leke
Ku do te shtohen fondet
04240 Menaxhimi i Infrastruktures se Kullimit dhe Ujitjes shtohet me 12520000 mije leke.
04260 Menaxhimi i Pyjeve shtohet me 500000 mije leke