E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me studentet Alia Si do kalojme ne ekonomi tregu

/ /

Ramiz Alia Se ke mire. Dakord dakord. nderhyrje nga salla. Faleminderit shume qesh. Une po ju them qe edhe Kushtetuta edhe ligjet tona nuk ndalojne zbatimin e kesaj qe thuhet. Une kam thene ne Plenium te Komitetit Qendror kam thene mendimin per pluralizmin. Ky vendim i Pleniumit te 13 te Komitetit Qendror avancon ne kete ide qe pranon pluralizmin edhe partiak organizimin pluralist jo vetem si te thuash.
Arben Imami Po termi partiak cproblem krijon
Ramiz Alia Asnje problem nuk krijon.
Arben Demeti Po sikur neser ne si Organizate Rinore e Rinise ta quajne meqe eshte edhe shoku Lisien Bashkurti ketu Partia e Rinise Shqiptare Mund ta quajme parti
Lisien Bashkurti Ate do e vendose rinia.
Ramiz Alia Degjo degjo. Po mire krijojeni.
Arben Demeti Do e krijojne studentet
Ramiz Alia Pse nuk do marresh pjese ti aty
Arben Demeti Jam ne Organizaten e Rinise. Mund ta quajme dot parti
Ramiz Alia E kane quajtur keta e kane quajtur keta.
Arben Demeti Juve jeni para mikrofonit pohojeni
Ramiz Alia Mund ta quajne si te duan parti mund ta quajne shoqate mund ta quajne kupton. Vetem duhet te respektoje ligjet. Salla duartroket gjate per Ramizin...
Arben Mece Po ndesh me interesat e partise mund te shkoje
Ramiz Alia Mund te shkoje. Varet se deri ku jane interesat e partise dhe deri ku i kap ligji keto interesa. Ligji nuk eshte i partise. nderhyrje nga salla
Zef Brozi Ka norma ligjore te percaktuara. Po per partine a duhet te kete kerkesa te tjera Nuk duhet te kete kushtezim nga programi juaj
Ramiz Alia Me ligjin eshte tjeter problem ska pse te futesh ketu.
Zef Brozi Per Partine a duhet te kete kerkesa te tjera se duhet te kete kerkesa te tjera per Partine
Ramiz Alia Ai mund te mos jete hic por duhet te keni kujdes edhe ne keto ceshtjet e programeve. Do terhiqja vemendjen tuaj ne ate ceshtjen ekonomike qe e keni atje ne program. Do te deshiroja qe te jeni pak ne dijeni se nuk jeni mire ne dijeni dhe natyrisht mund te krijoni edhe mendime te ndryshme. Gjendja ekonomike une e kam thene publikisht publikisht edhe ne mbledhjen me rinine kur ishte ne daten 23 nentor se eshte e rende. Edhe kjo gjendje e rende ka mjaft arsye. Nje nga arsyet themelore eshte qe neve na eshte vjeteruar teknika dhe teknologjia e prodhimit. Perteritja e saj kerkon investime te medha investime te cilat ne po perpiqemi ti realizojme jo vetem duke perdorur te gjitha rezervat dhe mundesite tona por duke bashkepunuar me firma te huaja bile edhe duke kerkuar kredi. Pikerisht pse po veprojme ne kete fushe juve e dini qe Presidiumi i Kuvendit Popullor mori dy ligje te vecanta qe lejojne investimet e huaja kupton dhe marrjen e kredive. Pikerisht per kete arsye ne Pleniumin e 12 te Komitetit Qendror ne menyre specifike theksova qe ne Kushtetuten ardhshme neni mbi ceshtjen e kredive duhet te rishikohet. Por te mos harrojme edhe kushte te tjera qe ndikojne vecanerisht kur flasim per kohen e sotme. Kam parasysh kushtet atmosferike. Une i thashe edhe mbledhjes te atyre te rinjve qe ishin atje. Neve na kushtoi thatesira e sivjetshme qe demtoi rende energjine elektrike demtoi rende bujqesine tone 150 milione dollare. Juve nuk e merrni me mend ndoshta cdo te thote 150 milione dollare. Por qe te beni nderhyrje nga salla skemi faj ne. Jo jo jo. Skeni faj ju per kete se eshte relative. Nuk e merrni relativisht me cfare ndaj dhe nuk keni faj ju. Por une po ju them se eksporti jone kombetar ne vit eshte 400 milione dollare. Pra duke bere kete krahasim ma do mendja se del me teper ne evidence sesa deme kemi pasur nga kjo thatesire. Mund te thote ndokush sic edhe me tha se vetem neve thatesira Jo seshte vetem ne thatesira. Nuk eshte e vertete qe eshte vetem tek ne edhe tek te tjeret ka qene thatesira. Por ne mos harrojme se jemi vend i vogel dhe kur thatesira ndodh ne Shkoder po kjo thatesire ka shku edhe ne Gjirokaster. Kurse ne vende te tjera ndodh thatesira ne fund te Italise por nuk ndodh ne veri te saj e keshtu me radhe. Prandaj kjo situate aktuale nuk flas per situaten e pergjithshme duhet pasur mire parasysh. Neve po marrim masa per te perballuar keto veshtiresi qe kemi. Juve e keni degjuar shokun Adil qe ka folur se qeveria po perpiqet ne rruge nga me te ndryshmet duke perfshire ketu edhe kredite qe te plotesoje sa me pare nevojat qe ka populli per kete ceshtje. nderhyrje nga salla cilat jane rruget. Rruget jane per te importuar per te importuar vajin qe nuk u be sheqerin qe nuk u be drithera buke qe nuk u plotesuan sidomos miser per blegtorine sepse misri pothuajse as 50 per qind nuk u realizua import patatesh import orizi. Keto jane mallra ushqimore te cilat kapin nje shume gati 80 milione dollare.
Nga salla Po keto ndikojne vitin tjeter
Ramiz Alia Keto vitin tjeter nuk ndikojne sepse ne po bejme tamam kete llogari qe ti plotesojme tani per vitin tjeter se konseguencat e ketij viti duken vitin tjeter.
Nga salla Po vazhdoi thatesira
Ramiz Alia E kuptoj e kuptoj. Edhe parvjet edhe vjet thatesire kishim edhe vitin tjeter sdo te kemi se kur i thone pastaj duket sikur edhe Perendia kur na ka zene keshtu me gure kur i thone. Atehere por megjithate duhet te perpiqemi qe ti bejme balle. Neve tashti nga ana tjeter po i bejme balle dhe po kerkojme qe te filloje mekanizmi i ri ekonomik me 1 janar te ketij viti me lende te pare ne te gjitha uzinat dhe fabrikat. Ne menyre qe punetoret te mos mbeten pa lende te pare sic mbeten tani kupton. Se sivjet 40 mije punetore kane punuar me orar te reduktuar dhe ne jemi detyruar te paguajme 80 per qind te pages se tyre. do te thote ti paguash 80 per qind te pages punetorit Do te thote te paguash para dhe te mos marresh prodhim. Kush eshte ekonomist ketu nga juve e kupton se kjo eshte nje gje e keqe per ekonomine sepse eshte burim inflacioni kupton Po ne nuk mund te linim klasen punetore qe jo per faj te saj te mbetesh edhe pa te ardhurat. Ekonomia e tregut do te thote te lesh lojen e lire te cmimeve. Ne qofte se kini durim do tju shpjegoj pak si eshte situata tek ne qe pastaj te shikojme a duhet te shkojme ne kete version Nuk them a duhet te shkojme neser por a duhet te shkojme ne kete version Prandaj eshte ajo ceshtja ceshtja qe thash durimi se njerezit kerkojne dita me dite. Problemi shtrohet keshtu vellezer. Shqiperia eshte zhvilluar ne baze te disa marredhenieve nderkombetare ekonomike qe ka pasur. kane qene keto marredhenie nderkombetare ekonomike qe ka pasur Shqiperia Deri vjet ne vitin 1989 eksporti dhe importi yne behej mbi bazen e cmimeve stop. do te thote cmime stop Ekonomiste me ndihmoni nje cike ju. Jua them jua shpjegoj une. Ne benim marreveshje me vendet e Evropes Lindore edhe me Jugosllavine edhe me Evropen Lindore edhe me Kinen flas per keto vende marreveshje 5-vjecare mbi bazen e te cilave thonim do te marrim keto keto keto placka do te japim keto keto keto placka. Do ti bleme me kaq cmime do ti shesim me kaq cmime dhe keto cmime ishin te palevizshme per 5 vjet. Mbi kete baze duke qene se ishin cmime fikse neve kishim caktuar edhe pagat e njerezve stop. Domethene kemi tabelen e pagave sa merrte punetori sa merrte mesuesi sa merrte aktori besoj se edhe ti qe je aktor njesoj e ke pas rrogen mund te jete ndryshuar nje here ne 5 vjet a si e ke se ka nje norme edhe atje. mimet ne treg ishin gjithashtu stop cmimi i sheqerit cmimi i bukes cmimi i miellit cmimi i gjalpit cmimi i mishit cmimi i veshjeve etj etj... Tani cka ndodhur Tani marredheniet me te gjitha vendet e lindjes edhe me Jugosllavine kane marre fund si marredhenie cmimesh stop. Tashti japim dhe marrim mbi bazen e cmimeve konjukturale.
Dikush nga salla Kur ka filluar kjo
Ramiz Alia Duke filluar qe nga fillimi i ketij viti dhe pa klering. nderhyrje nga salla qe nga fillimi i viteve 90. Po qe nga fillimi i vitit 90.
Salla Nuk po shohim rezultat
Ramiz Alia Me fal me fal spo sheh rezultat duhet te shikoni te keqen dhe jo te miren. Jua shpjegoj une tani. Kjo eshte per keq nuk eshte per te duartrokitur. D.m.th. nuk ka me marreveshje cmimesh stop. do te thote kjo Kjo do te thote shesim dhe bleme sipas konjuktures. Sot e bleme kafene 400 dollare neser e bleme 700 dollare. E kuptoni kete Sot e bleme grurin 120 dollare tonin neser e bleme 150 dollare tonin.
Salla Keshtu edhe mund te shesim
Ramiz Alia Ketu ke te drejte ti edhe mund te shesim. Po cka ndodhur meqe e hape kete muhabet ti. Ato qe ne mund te shesim jane mineralet. mimi i kromit ka rene struktura ekonomike boterore cfare je ti ekonomist
Shinasi Rama Jo une jam per gjuhe te huaja.
Ramiz Alia Per gjuhe te huaja epo mire lexon makari. Metalurgjia ka rene armatimet po bien pra pikerisht ketu jane ulur cmimet. mimet e bakrit jane ulur pra ato lende te para qe ne eksportojme kane rene. Tani kontradikta me te cilen jemi sot ne eshte kjo nuk ka prodhim qe ne nuk e subvencionojme. Juve bleni buken te dini qe mbi buken qe bleni 5 leke i subvencionon shteti. Juve bleni kafene ta dini se 100 leke i paguan shteti. Juve bleni sheqerin ta dini qe mbi sheqerin paguan shteti. Dhe keshtu per shumicen e mallrave prandaj e thashe qe eshte gje e keqe pikerisht nga ky ndryshim. Pra ketu vijme tashti ku i merr shteti paret Shteti po merr rezervat. E kupton sepse cdo njeri ha veten. Ky eshte problemi problemi me ekonomik me akut me serioz qe kemi ne.
Nderhyn salla Si mund te dalim nga kjo
Ramiz Alia Prit avash avash. Kjo ka nje rruge dhe rruga do te ishte rishikimi i te gjitha atyre masave qe kemi marre perpara. Cilat jane masat qe kemi marre perpara Qe ti studion dhe nuk paguan takse qe ti ne mence han shteti subvencionon. Ne shtepite tona ne banojme shteti subvencionon. Shkon ne spital shtrohesh pa pare shteti subvencionon. nderhyrje nga salla nuk shtrohet keshtu. Ne e kemi kategorike. Jo more shpirt prit.
Shinasi Rama fare kane keto mikrofona qe nuk punojne
Ramiz Alia Tamam keshtu shtrohet se ekonomia eshte konkrete dhe prandaj une ju thashe me qene konkrete. nderhyrje nga salla. Ekonomia ka ca ligje te vetat te forta. Neve kemi ndjekur ekonomine per zhvillimin ekonomik te vendit dhe bashke me te kemi ndjekur njekohesisht edhe aspektin social. D.m.th. ne i kemi dhene nje rendesi te madhe ketij aspekti qe te sigurojme shtepi me qira te ulet te sigurojme spitalin shkollen pa asnje takse pasi askush nuk paguan takse.
Shinasi Rama a me pagu se 4 mije leke merr punetori. Tani te mos diskutojme keshtu.
Ramiz Alia Dale mor vella avash avash. Degjo ketu ceshtja eshte ketu. Keto nuk jau thashe tju ngaterroj ne keto gjera por desha vetem te theksoj qe keto problemet ekonomike nuk jane probleme aq te thjeshta. Po te behet sic thoni ju sthoni hic per kete por thane te tjere qe te zbatohet ligji i tregut atehere qysh neser ne duhet te heqim subvencionet shteterore. Po hoqem subvencionet shteterore cmimet do te ngrihen ne qiell patjeter do te ngrihen edhe pagat. Duhet te ngreme pagat medoemos. Por do te ndodhi nje fenomen tjeter qe ne ndermarrjet tona ka shume punetore qe nuk jane te nevojshem pra do dalin papune. Pra ti shkojme ketij versioni kjo do te ishte vetevrasje. nderhyrje nga salla. Dale dale ta mbaroj prit djema se ju nuk i keni nuk i keni nuk i dini te tera keto.
Arben Imami Skemi informacion
Ramiz Alia Po skini faj juve skeni informacion dhe pikerisht une po jau them qe te keni informacion sepse kjo do te shkaktonte menjehere kudo nje papunesi shume te madhe. Juve lexoni besoj ne qofte se nuk lexoni gabim e keni por duhet te lexoni se cfare po ndodh ne vendet e Lindjes. Rumunet vendosen ti heqin subvencionet cmimeve dhe do te hynin ne fuqi me 1 janar. Dje dhane lajmin anulohet ky vendim te shtyhet per ne 1 qershor te vitit te ardhshem sepse pane se menjehere do te kishte nje reaksion shume te madh per arsye se do te kishte nje fuqi te madhe punetore qe do te dilte jashte perdorimit dhe nga ana tjeter do te krijoheshe ajo qe quhej diferencim shoqeror qe nje pale ka per te blere do blinte nje pale tjeter qe eshte me te ardhura me te vogla nuk do blinte. Kjo eshte situata qe duhet pas parasysh. Ne kushtet tona ne duhet te ecim prandaj thashe ate ceshtjen e hapave te matura dhe te kujdesshme. Ne duhet te evitojme keto lloj konsekuencash sociale te cilat demtojme interesat e popullit. Neve duhet te ecim me hapa te kujdesshme medoemos medoemos ti pershtatemi zhvillimit te situatave por pa shkaktuar keto perturbacione te medha ne ekonomi e ne popull. Kesaj duhet te kemi parasysh qe as largimi nga puna as anarshia ne ekonomi as ajo shkrehja e disiplines per te cilen une fola ne
Pleniumin e Komitetit Qendror kjo nuk i sherbejne shendoshjes se gjendjes. Perkundrazi ekonomia keshtu rendohet. Te mos harrohet edhe nje moment. Ju lutem shume te gjithe ju studenteve klases punetore fshataresise dhe gjithe popullit. fare i lutem Te kene kujdes dhe te mos harrojne se edhe te huajt nuk investojne ne qofte se nuk kane garanci tek gjendja politike e vendit nese nuk kane garanci qe gjendja politike e vendit eshte e stabilizuar. Ne nje vend ku nuk ka stabilitet politik askush nuk eshte i interesuar te investoje. Sepse do te ishte humbje e kapitaleve te tij. Prandaj duhet qe per hir te interesave te atdheut per hir te zhvillimit tone per hir te permiresimit te gjendjes se atdheut tone te popullit tone te ekonomise sone duhet te forcojme gjendjen politike duhet te mos shkaktohen crregullime te mos shkaktohen anarshi te mos shkaktohen largime nga puna. Perkundrazi duhet secili te punoje ne vendin e punes. Te punoje me te gjitha forcat me disipline. Studenti ne shkolle punetori ne qendren e punes fshatari ne punen e vet nepunesi me zyren e tij te punojne me ndergjegje patriotike me ndergjegjen qe ne doren tone e theksoj ne doren tone eshte qe kete toke kete atdhe kete Shqiperi ta cojme perpara. Ja kete une kerkoj nga ju kete kerkoj nga rinia kete duam qe edhe juve te shikoni ne keto ceshtje te shikoni ne keto drejtime. Salla duartroket
Ardian Petrollari Me falni me falni. Une jam ne Fakultetin Ekonomik dhe po pati mundesi te shpreh edhe une disa mendime nuk jane as shkencore asgje por shkurt. Ju thate se jemi keq. Mire pse jemi keq Sepse dy rruge jane per ne per te rritur produktin e pergjithshem shoqeror te permiresojme teknologjine te rrisim numrin e fuqise punetore. Te dyten eshte e kufizuar nga poshte nga lart nuk behet d.m.th eshte jashte nje mundesie te caktuar d.m.th me deshire subjektive nuk behet rritja artificiale e fuqise punetore. Keshtu qe mbetet e para persosja e teknologjise por qe te persosesh teknologjine duhet te kesh para. Po qe te kesh para.
Ramia Alia Duhet te shesesh ose te marresh kredi
Ardian Petrollari Po por eshte edhe gjeja tjeter qe me ckam marre vesh me cdi meqe shikoni oren mund ti bie shkurt.
Ramiz Alia Juve tashti tashti po vijme drejt fundit.
Ardian Petrollari Ne qofte se per punen e investimeve ne cfare prodhojme sot e konsumojme neser. shte e qarte kjo. Nuk kemi aftesi investuese qe te korrim frytet e investimeve tona pas 5 ose 6 vjetesh. Tani cfare na pengon ne dhe cfare duhet te bejme konkretisht
Ramiz Alia Duhet te bashkepunojme me boten.
Ardian Petrollari Po po por qe te bashkepunojme me boten duhet te krijosh kushtet juridike ekonomike politike dhe shoqerore pikerisht qe ai te vije ketu te investoje...
vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›