Berisha: Digat janë në vëzhgim të plotë, alarmi i rremë
TIRANË- Ka nisur mbledhja e radhës e qeverisë. Jo si zakonisht kjo mbledhje ka filluar mbasdite, fakt ky i justifikuar me takimet e ngjeshura të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit të tij për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Kryeministri i vendit e ka nisur fjalën e tij duke i bërë thirje banorëve të mbetur në yonat e nënShkodrës të evakuohen. “Duke përshëndetur së pari banorët e Obotit, Anës së Malit, Dajcit, të cilët i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë vendosur me përgjegjësi të lartë qytetare të evakuohen, duhet tua kalojnë thirrjen time atyre që ende nuk janë evakuuar, duke e bërë të padëmshme për jetët njerëzore këtë situatë kërcënuese”, ushpreh Berisha. Pas thirrjes për evakuim Berisha i ka premtuar qytetarëve të Shkodrës të mos i tremben hapjes së digave dhe përmbytjes së qytetit sepse kjo gjë nuk do të ndodhë. “Në qytetin e Shkodrës ka pasur edhe të pafytyrë, të pamoralë që alarmojnë qytetarët e Shkodrës se do plasin digat. Unë i gatantoj qytetarët e Shkodrës se digat janë në vëzhgim të plotë. Siguroj qytetarët e Shkodrës se digat janë plotësisht të sigurta, sistemi i tyre është i sigurtë, carjet e saj janë imagjinate e semurë.” Berisha përmendi edhe takimin me ekspertin italian Roberto Guercio, I cili e siguroi se situate është e menaxhueshme, prandaj banorët nuk duhet të alarmohen. Falenderimet e tij shkuan edhe për forcat e policisë, ushtrisë. Autoritetet vendore të cilët kanë qënë në gadishmëri të plotë për të përballuar situatën. Kryeministri Berisha ka kërkuar hapjen e një llogarie nga autoritetet duke theksuar se edhe një rrogë e tij do të shkojë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura. “Dua të falenderoj me mirënjohje me qindra e dhjetra qytetarë bisnesmenë e autoritete vendore që shprehën dëshirën për të kontribuar në mënyra të ndryshme në mbështetje të banorëve. Ky solidaritet është jashtëzakonisht i cmuar ndaj edhe unë ftoj komitetin të hapë një numër llogarie në të cilën të vendosë një rrogë të kryeministrit si një kontribut modest për këto zona”, theksoi kryeministri.(m.a/BalkanWeb)