Berisha: Disa ndërkombëtarë ndihmuan Ramën, por jo Shqipërinë
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha duke akuzuar sot opozitën se bojkoti ndaj Kuvendit solli bllokimin e marrjes së statusit vend kandidat për BE, deklaroi se në ndihmë të këtyre përpjekjeve shërbyen dhe vetë ndërkombëtarët.
Sot në mbledhjen e grupit të PD, Berisha theksoi se disa ndërkombëtarë bënë përpjekje të jashtëzakonshme që të ndihmonin Ramën, por jo Shqipërinë.
“Në procesin e integrimit pati nga ata ndërkombëtarët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Ka patur që donin të ndihmonin Shqipërinë, ka patur dhe përpjekje të atyre që ndihmuan vetëm z. Rama, dhe jo Shqipërinë. Rezultati i këtyre për fat të keq ishte jo ai për të cilin ata punuan. Sepse z Rama nuk pranoi asnjë nga sugjerimet, kurse rezultati i atyre që ndihmuan Ramën me të gjithë përpjektet ishin dëshpëruese, sepse në fakt në rrafsh partiak ndihmuan Sali Berishën dhe partinë e tij”.
Sipas Berishës Rama tentoi 2 vjet të hapte kutitë, por si përfundim u mbyll vetë në kuti.
“Se z Rama ndejti 2 vjet duke shqipëtuar 2 milionë herë thirrjen hap kutitë. Cfarë ndodhi, e vetmja gjë ndodhi ishte se PS u fut në kuti. Kutia nuk u hap, ajo harroi të përmbushë misionin e vet të opozitës, të kritikës, të kontrollit, të vëzhgimit, të qeverisjes, ajo u mor me 4 faqet e kutisë, një kuti që s’u hap kurrë. Ky qëndrim i kushtoi Ramës 140 mijë vota më pak në zgjedhjet e fundit”.
E megjithatë Berisha i cilësoi këto gjëra të së shkuarës ndërsa për të ardhmen vuri në vëmendje Reformën Zgjedhore dhe punën që duhet të nisë sa më shpejt për këtë reformë. Berisha ftoi Ramën të ulen në një tryezë dhe të nisin mes palësh diskutimin por pa skema me 10 pikësha.
“Këto që thashë janë të shkuara. Unë ftoj z Rama të ulemi në kushtet paliteti për reformën zgjedhore. Ne e ftojmë në cdo kohë, që nesër në komisonin për reformën zgjedhore për problemet e ngritura, ose po të dojë ti marrë ato cështje t’i hartojë amendamentet, të mos shpikë gjëra të paqëna, se krijimi i një realitei që nuk është dhe mbrojtja e një realiteti që nuk ekziston është absolutisht garancia më madhore për humbejn e cdo beteje”.