Financimi i universiteteve Berisha Menaxhimi celesi i reformes

Financimi i ri i universiteteve do të jetë efektiv vetëm nëse do të ketë një mirëmenaxhim të fondeve që do të alokohen. Institucionet e arsimit të lartë do të kenë më shumë autonomi në përdorimin e financave, dhe kjo është rruga e duhur për tu renditur përkrah me universitetet private. Kjo ka qënë deklarata e kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se në këtë rrugë reformash universitetet janë përballur edhe më vështirësi, si në infrastrukturë, po ashtu dhe në mungesë pedagogësh, por të gjitha këto sipas tij kërkojnë afatin e tyre kohor, për të marrë një zgjidhje.
"UNiversitetet private amerikane kanë dy pedagogë për një student. Ne kemi sot 10 mijë pedagogë, asistentë, profesorë për 138 mijë studentë. Larg, realisht larg atij standardi që duhet të jenë. Suksesi para të gjithash dhe mbi të gjitha është menaxhim. Pa menaxhim eficent nuk ka sukses për asgjë", tha Sali Berisha, kryeministër.
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës për planin e veprimit të reformës financiare. Kreu i arsimit Myqerem Tafaj u shpreh se të gjithë të rinjëve do tu jepet mundësia për të ndjekur studimet pavarsisht, gjendjes së tyre ekonomike, ndërkohë që fillimisht ajo do të zbatohet për universitetet publike.
"Nuk plotësojnë në asnjë rast uljen e investimit publik për arsimin e lartë. Kredia studentore është mekanizmi që ti japë mundësi cdo maturanti që ka përfunduar me sukses maturën shtetërore, të vazhdojë arsimin e lartë pa qenë i varur nga të ardhurat e familjes. Kjo kredi do të jetë për gjatë gjithë kohës së studimeve", tha Tafaj.
Në këtë konferencë morrën pjese edhe ekspertë të huaj si dhe përfaqësues të bankës botërore në vendin tonë, të cilët e kanë vlerësuar si një reformë të vështirë në zbatim por jo të pamundur.
Edlira Sulejmani