Kroaci, vret profesoren, nuk i kishte shlyer paratë e drogës
ZAGREB-Një 21 vjeçar në Zagreb ka vrarë 37 vjeçaren Diana Çulibrk me profesionin e profesores, pasi që siç bëhet e ditur jozyrtarisht ajo nuk i kishte shlyer borxhet e drogës.
Policia theksoi se shpërndarësi i drogës Dario.Sh kishte hyrë më 11 tetor në banesën e profesores dhe kishte vrarë atë, pasi që siç supozohet ajo nuk i kishte shlyer borxhet. Vrasësi pas vrasjes ka konfiskuar një televizor, stoli ari dhe një kompjuter dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia e Zagrebit ka kapur dje 21 vjeçarin, përmes rrugës duke gjetur sendet e vjedhura që i kishte shitur në tregun e zi.
Vrasësi ka pranuar para policisë se e kishte ndërmarrë aktin, pasi profesorja Diana i kishte borxh atij disa mijëra kuna kroate. Gjykata e Zhupanisë sot do të vendos për dënimin e të riut, i cili mund të dënohet me dënim mbi 20 vjet.
(d.b/INA/BalkanWeb)