E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi sqaron Akuzat Topallit jo per Shkodren

Thellohen përplasjet mes presidentit dhe kryetares së Parlamentit. Pas akuzave se deklaratat në Shkodër sulmonin përvecse Jozefiana Topallin, qytetarë te këtij qyteti, kreu  ka nxituar të sqarojë  se  i drejtohet nominalisht zyrtares së lartë. Në një njoftim të zyrës së shtypit të presidencës thuhet Topalli po keqpërdor pushtetin.

“Presidenti sqaron se në asnjë rast, në asnjë fjalë apo veprim të tij nuk ka bërë komente kritike ndaj qytetit të Shkodrës, qytetarisë së saj, traditës së pasur të gjuhës apo të kulturës së saj. Mesazhi kritik i Presidentit, sic mund të vërtetohet direkt përmes regjistrimeve televizive i është adresuar nominalisht një zyrtari të lartë të shtetit, e cila me qëndrime e sjellje joinstitucionale, keqpërdor detyrën kushtetuese, postin publik, etikën institucionale të komunikimit dhe vetë votën demokratike të Shkodrës. Për këdo sot është e qartë se ky ose këta individë nuk përfaqësojnë Shkodrën as traditat e saj të cmuara kulturore, por vetëm një grup individësh të lidhur me interesa specifike pushteti, të cilët me rotacion nominal e kanë pronësuar me pa të drejtë vendimmarrjen politike të këtij qyteti”, thuhet në njoftim.

Pasi e quajti celulë anti- integrim dhe bllokues si Edi Rama, nga qyteti i saj i lindjes, Shkodra,  Bamir Topi  iu përgjigj një ditë më parë,   Jozefina Topallit, duke i thënë të mësojë komunikimin. Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Parlamentit.

“Jozefina Topalli flet me krenari dhe me vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot!”, vijon njoftimi kuvendit.

Lufta e deklaratave online ka vijuar me tjetër reagim të zyrës së Presidentit, ku me nota ironike thuhet: “Zyra e shtypit të Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do ndiheshin të fyer kush po i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike dhe institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.

Nga Shkodra Bamir Topi ka replikuar ashpër dhe me minsitrinë e Mjedisit e cila akuzoi se  kthimi i projektligjit për mbeturinat kishte me karakter politik. Kundrejt deklaratave të maxhorancës që ligji i plehrave do të miratohet në kuvend i pandryshuar, dhe të hyjë automatikisht në fuqi, presidenti ka kujtuar Gjykatën Kushtetuese.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›