Moisiu Shteti ka hyre ne nje kolaps te vertete

Ish - Presidenti i Republikes Alfred Moisiu shprehu dje shqetesimin per situaten e krijuar ne vend dhe politizimin e institucioneve qe duhet te zgjidhnin problemet
TIRAN - Ish-presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu shprehu dje vleresimin se ngjarja e 21 janarit e cila kulmoi me vrasjen e tre qytetareve te pafajshem eshte nje sinjal shume shqetesimet per te ardhmen e demokracise shqiptare dhe ne teresi te vendit tone. Ne fjalen e mbajtur ne takimin e Forumit civil 2010 Moisiu gjykoi se klasa politike aktuale ka pergjegjesine kryesore per kete krize qe padrejtesisht po zgjatet dhe deri tani ka bllokuar marrjen e statusit te kandidatit per ne BE.
Jo vetem kaq por shteti ka hyre ne nje kolaps te vertete. Parlamenti nuk funksionon normalisht ligjet kryesore qe kerkojne shumicen e cilesuar nuk votohen gjykatat kryesore nuk jane plotesuar teresisht me anetaret e tyre institucionet e pavarura atakohen si pa te keq dhe po tentohet te nxirren jashte loje po shkohet dajret zhdukjes se ndarjes se pushteteve sipas Kushtetutes e te tjera - shprehu shqetesimin ish-drejtuesi i shtetit. Sipas tij te gjithe e dime se zanafilla e kesaj krize ka qene mosrakordimi per te zgjidhur mungesen e transparences se procesit zgjedhor.
Ai theksoi se eshte me te vertete per tu habitur sepse Kosova shteti me i ri i Europes pa asnje veshtiresi dhe pa zhurme kreu jo vetem 70 te numerimit te votave por edhe rivotim te shpejte ne ato zona ku ka pasur ankesa.
Kurse tek ne jane gjetur njeqind arsye per te mos pranuar asnje verifikim numerim e jo me rivotim. Institucionet qe duhet te gjykonin dhe te merrnin vendime per keto probleme te rendesishme jane politizuar ne maksimum deri sa jane transformuar ne amorfe - shprehu qendrimin ish-presidenti i Republikes.
Per pasoje vijoi ai institucionet jo vetem nuk ndihmuan ne zbutjen dhe zgjidhjen e ketyre problemeve por u kthyen ne mbrojtese te direktivave politike. Ish-kreu i shtetit vleresoi gjithashtu se gjendja ekonomike ka ardhur duke u renduar. Sipas tij trysnia ndaj gjyqesore ka marre permasa te paimagjinueshme.
Per te te gjitha keto gjera kane rritur jo vetem pakenaqesine por edhe nervozizmin e masave te gjera te popullit. Nga ana tjeter Moisiu vleresoi se ka ardhur koha qe gjerat te gjykohen me pergjegjshmeri dhe gjakftohtesi per te gjetur mundesine dhe rruget e zgjidhjes se tyre duke mos lejuar qe situata te shkase me tej.
Jo vetem kaq por politikanet tane duhet te bejne cmos qe gjendja te kthehet ne normalitet. Institucionet kushtetuese jo vetem duhen respektuar por ato duhet te qendrojne ne krye te detyres dhe te plotesojne kerkesat kushtetuese dhe ligjet perkatese me kuraje pergjegjesi dhe profesionalizem maksimal.
Pra kerkohet gjakftohtesi dhe dialog kjo do te na conte ne zgjidhjet me te mundshme dhe me te drejta per te dale nga situata e krijuar - propozoi ish-Presidenti i Republikes. Duke sjelle ne vemendje vrasjet e ndodhura nje jave me pare Moisiu theksoi se Shqiperia e shekullit XXI nuk ka nevoje per gjak por nevojitet qetesi dhe nje politike e pergjegjshme.
Ai apeloi ndaj Presidentit te Republikes qe te marre ne dore situaten si perfaqesues i unitetit te shqiptareve dhe te therrase forcat politike per ti ulur ne tavoline qe te gjejne zgjidhjen e duhur te problemeve.
Mendime te hedhura ne tryezen e Forumit civil 2010
Rexhep Mejdani Nuk duhet te marrim nje pozicion qe te konsiderohet i njeanshem. Deklarimi per zgjedhje te parakohshme ne gjykimin tim duam apo sduam ne 50 te popullsise do te konsiderohet nderhyrje. Zeri yne te jete sa me neutral ne sherbim te situates e cila mund te jete me problematike me vone.
Personalisht une ndjek linjen e afrimit sic permendi faktin qe nuk mund te flitet nje person nominative por te njejten gje duhet ta kemi parasysh pa marre pozicione qe do te konsiderohen teresisht politike.
Pellumb Xhufi Por jemi te ndergjegjshem qe kjo nuk behet nese nuk tregojme edhe disa ceshtje te pakontestueshme nga asnjera pale rreth te cilave te mblidhen. eshtja e zgjedhjeve eshte e kontestueshme sepse edhe vete nderkombetaret kane mbajtur qendrime ambigue dhe thelle-thelle secili te gjithe ne jemi kritike ndaj nderkombetareve sepse do te kishim dashur te kishin mbajtur qendrime me te qarta.
Per shembull une per ceshtjen e zbatimit te ligjit por edhe ceshtja e korrupsionit eshte nje prioritet i prioritetit dhe te gjithe e dine mire qe keto kohet e fundit qe ceshtja e korrupsionit te paluftuar mund te ishte nje ceshtje te cilen nuk do ta kundershtonte as PS dhe as PD. Ky eshte nje prioritet i imponuar nga BE.
Luan Omari Une mendoj se ne kete situate primare eshte shmangia e dhunes verbale dhe pastaj te vije puna e dialogut mes paleve sepse ne kete moment ata po akuzojne njeri-tjetrin per vrasje ndaj te mos hidhemi ne gjera qe jane ende te parakohshme.
Eduard Zaloshnja Kurdo qe te behen zgjedhjet e para ne Shqiperi ti bejme kerkese komunitetit nderkombetar qe te marre ne dore organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor. Te pakten kjo nuk eshte politike. Ky eshte nje shqetesim sepse institucioni i zgjedhjeve nuk ka funksionuar.
Perparim Kabo Ky President qe eshte ne Shqiperi nuk e zgjidh dot. Ky eshte nje President i injoruar nga nje shumice parlamentare me shume se nje here. Ai nuk ka fuqi ti ushtroje kompetencat e tij kushtetuese si komandant i Forcave te Armatosura dhe si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Mjaftojne gjestet e fundit kur kryeministri i veteshpallur me fuqi absolute takon forcat e armatosur dhe si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.