Ambasada amerikane mbyll zyrat diten e premte

Njoftimi ne faqen zyrtare paralajmeron shtetasit amerikane qe te mos kryejne levizje te panevojshme
TIRAN - Ambasada amerikane ne Tirane ka vendosur mbylljen e zyrave te saj gjate dites se sotme per shkak te demonstrates-homazh te opozites. Ne nje njoftim-keshille publikuar ne faqen zyrtare te selise diplomatike ne Tirane thuhet se Ambasada e Shteteve te Bashkuara ka mesuar se Partia Socialiste ka aplikuar per leje nga policia e shtetit per te zhvilluar nje demonstrate te madhe dhe publike ne Tirane te premten me 28 janar.
Ambasada nuk ka informacione te posacme lidhur me vendin ose zonat se ku do te zhvillohet kjo demonstrate por informacionet e medias bejne me dije se demonstruesit mund te mblidhen ne 10 zona te ndryshme te qytetit dhe te marshojne nepermjet rrugeve kryesore.
Demonstrata e kaluar preku te gjitha arteriet kryesore hyrese per ne qender te Tiranes rreth kryesise se Kuvendit para Kryeministrise dhe bulevardin kryesor te Tiranes. Demonstrata e 21 janarit tregoi se ishte nje demonstrate e dhunshme e cila perfundoi me vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetera te tjereve duke perfshire dhe plagosjen e efektivave te policise - thuhet ne njoftim.
Ambasada shpjegon se do te jete e mbyllur gjate dites se sotme dhe paralajmeron shtetasit amerikane qe te mos kryejne levizje te panevojshme gjate dites se sotme. Ne paralajmerojme qytetaret amerikane se edhe demonstratat qe kane qellime paqesore mund te rezultojne te dhunshme. Ju paralajmerojme te tregoni kujdes nese jeni prane protestes - thuhet ne njoftim.
FIER
Homazhet percajne keshillin bashkiak
FIER - Demonstrata e 21 janarit ka percare dje anetaret e Keshillit Bashkiak te Fierit. Te majtet kane kerkuar nderim per tri viktimat e kesaj demonstrate ndersa te djathtet nuk e kane pranuar kete me pretekstin se ata jane jashte juridiksionit te ketij keshilli. Ne jemi nje keshill qe operojme brenda qytetit te Fierit dhe nuk arrijme te perfaqesojme ose te kemi ndikim deri ne zonat e viktimave.
Dhe nje viktime qe ishte ne zonen e Fierit eshte jashte zones perfshirese te ketij keshilli keshtu qe nuk mendoj se ka vlere nje gjest i tille - ka thene kreu i keshillit bashkiak te Fierit Admirim Shehu perfaqesues i PD-se.