Shqipëria Dixhitale, për qeveri transparente
TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka dekalruar se kushti themelor për qeverisje është transparenca dhe në këtë kuadër ka qenë edhe nisma për Shqipërinë Dixhitale. Gjatë konferencës për iniciativën rajonale Elektronic South Europe (SEE), Berisha e ka cilësuar këtë projekt një ndër objektivat më madhore të vendit, fillimisht shumë të vështirë, e tashmë të shndërruar në sukses.
Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë dhe ambiciozë dhe të vështirë është Shqipëria në moshëën dixhtale. Në një hark kohor të shkurtër vendi ja doli të jetë në measataren Europiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria rënditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajonime katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licensa për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G”,- tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Sipas tij, Shqipëria ka nisur të dhjetërafishojë fluksin e internetit dhe ajo synon që në një kohë të shkurtër të furnizojë internet me bandë super të gjerë në të gjithë vendin.