Maqedoni, BDI bën bilancin e 100 ditëve bashkëqeverisje
Kreu i BDI-së në Maqedoni mban sot një konferencë shtypi mbi 100 ditët e para të bashkëqeverisjes së vendit. Ali Ahmeti do të dalë para mediave në mesditë për të bërë një pasqyrë të qeverisjes 100-ditore të Maqedonisë, qeverisje që nisi menjëherë pas zgjedhjeve të 5 qershorit.
Në selinë e BDI-së në Tetovë, ku do të mbahet konferenca, do të jenë të pranishëm deputetë, anëtarë të kryesisë qendrore, zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra dhe sekretarët shtetërorë.