Berisha: Do garantojmë rendin

Kryeministri Berisha ka pritur ne një takim Luka Volonte, president i një grupimi demokrat ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Evropës. Sipas zyrës se shtypit te Këshillit te Ministrave, kreu i qeverise është ndalur edhe tek ngjarjet e 21 Janarit, duke nënvizuar rëndësinë për hetim te plote te përgjegjësve, si kusht për zgjidhjen e krizës. Berisha, është shprehur ne këtë takim edhe mbi pavarësinë e institucioneve, duke theksuar se ky aspekt i tyre krijohet pas zbatimit korrekt dhe të paanshëm të ligjit. Nga ana e tij, Z. Volonte, ka vlerësuar, sipas zyrës se shtypit, qëndrimin e drejte te mazhorances ne përballimin e situatës, te krijuar. Sipas Z. Volonte, lideri i opozitës, i kishte refuzuar propozimet e delegacionit te Asamblesë Parlamentare te KE-se, duke mbyllur qëllimisht rrugët për një zgjidhje institucionale. Pas këtij takimi, kryeministri Berisha ka pritur edhe kryetarin e PDSH-se, Menduh Thaçi, ku është shprehur se ata qe tentuan te vijnë ne pushtet me dhune dëmtuan vendin, por edhe Partine Socialiste.
Shpërndaje