OKB: EULEX të kryejë hetimet
Këshilli i sigurimit te Kombeve te Bashkuara ka shprehur mbështetjen për Eulex-in ne hetimin e akuzave për trafik organesh te ngritura ne raportin e Dik Martit te miratuar ne këshillin e Evropës. Shumica e vendeve anëtare thane se Eulex-i i zotëron te gjitha mjetet për te zhvilluar një hetim te drejte dhe te pavarur. Te vetmin qëndrim kundër hetimit nga misioni i Bashkimit Evropian ka mbajtur Rusia, e cila ne mbështetje te Serbisë tha se nevojitet një hetim ndërkombëtar nga OKB-ja. ] Ndërkohe zëvendës ministrja e jashtme e Kosovës Vlora Çitaku, u shpreh e gatshme për te bashkëpunuar me Eulex-in, por shtoi se cilido qofte rezultati i këtij hetimi nuk mund te ndryshohet e vërteta historike. ?Qeveria e Kosovës mirëpret një hetim te plote te akuzave te ngritura ne raportin për trafik organesh nga ekspertet ndërkombëtare. Ne kërkojmë një hetim te gjithanshëm ne terren nga Eulex-i, qe nga ana e tij i ka te gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme për këtë. Ju sigurojmë se bashkëpunimi i qeverise se Kosovës nuk do te mungoje ne asnjë çast. Dua te theksoj se rezultatet e këtij hetimi, cilado qofshin nuk do te ndryshojnë apo te rindërtojnë ne mënyrë artificiale një histori mes te shtypurit dhe shtypësve?. Ndërkohë homologu serb, Vuk Jeremic, kërkoi nga këshilli i sigurimit krijimin e një komisioni ?ad hoc? për te hetuar akuzat. ?Këshilli i sigurimit te Kombeve te Bashkuara duhet te formoje një grup ?ad-hoc? qe te hetoje akuzat për trafik organesh ne Kosovë. Vetëm përmes këtij mekanizmi mund te parandalojmë përdorimin e standardit te dyfishte ne drejtësinë ndërkombëtare. Qëllimi jone është te zbulojmë te vërteten, te dënojmë një krim skandaloz dhe te vendosim drejtësinë?. Ndërkohë pjese e diskutimit ne Këshillin e Sigurimit kane qene edhe bisedimet Prishtinë-Beograd. Shefi i Unmik-ut ka nënvizuar nevojën e nisjes se dialogut. Gjithashtu zoti Zanier dënoi thirrjet e palës serbe për bojkot ne procesin e regjistrimit te popullsisë.
Shpërndaje