E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do jua ngec halat një nga një në fyt atyre. Emigrantët, votë online

berisha-ne-shewngjinLezhë- Kryeministri i vendit Sali Berisha nga qyteti i Lezhës ka sulmuar liderin e opozitës Edi Rama dhe aleancën mes tij dhe kryetarit të LSI-së Ilir Meta.

Duke komentuar bashkimin në një front opozitar të dy partive të majta, pas thirrjes së Ramës me qëllim “rrëzimin e qeverisë Berisha” siç tha edhe kryeministri, ironizoi duke thënë se aleanca e PD-së është ‘përpara ngjalave’.

“Qendra dhe e djathta shqiptare u bashkua rreth atyre parimeve që kanë bërë që ky vend të dalë nga honet e mjerimit. Aleanca tjetër, se ne shkojmë përpara ngjalave, është njësoj sikur unë do thoja: fundërrina bashkohuni rreth meje. Për javë të tëra, hapën shtypin dhe mediat e tyre nën moton të bashkohemi për të rrërzuar Bershën, pasi u bashkuan u mbetën halat e lalëzit. Po unë një nga një do jua ngec halat në fyt atyre dhe Muho është vetëm fillimi”,- tha Berisha.

Sipas Berishës, “Aleanca jonë është e vërtetë, aleanca tjetër ka katër parti komuniste, 3 serial killer dhe hajdutësh, nga 35 partri 25 s’kanë qenë kurrë në zgjedhje,… mashtron me emra, por le të ecë në merremi me të vërtetat, me fitoren e shkëlqyer…”,- tha shefi i qeverisë.

Kryeministri Berisha i bëri ftesë liderit të opozitës Rama që të votojnë ligjin për t’ju mundësuar votimin emigrantëve online:

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, thirrja ime për qytetarët e Lezhës, të qëndroni në kye të fitores së madhë të 23 qershorit, ftesa ime: Për djemtë e vajzat e kësaj treve që janë në emigracion, bëni gjithçka për ti dhënë mbështetje vëllezërve të Shqipërisë në 23 qershor.

Ju do kishit votuar aty ku ishit, në shtëpitë tuaja po të mos ishte ky njeri që jeton në obsesione dhe frikë të pashërueshme. Nga Bilishti ftoj Ramën: Urdhëro të votojmë së bashku ligjin dhe le të jetë provë e qeverisë, a e realizojnë dot votimin online të emigrantëve. Po ti s’e bën dot se frikën më të tmerrshme e ke nga vota, nga kjo do të shërojnë shqiptarët, jo unë, se nuk e bëj dot”,- përfundoi Berisha.

Duke përmendur arritjet e qeverisë së tij në këto tetë vite, kryeministri tha se beson se do të marrë edhe një mandat të tretë nga shqiptarët më 23 qershor:

“Ne ecim të sigurt në fitoren tonë jo vetëm se në mbarë vendin nga jugu në veri ja kemi dalë të vulosim e firmosim ndryshimin e madh, por sepse ne kemi hartuar me ju vizionin më të shkëlqyer për katër vitet që vijnë, punësimit të shkëlqyer rritjen e të ardhurave të tyre e të integrimit, kemi aleancën më të gjerë e më të vërtetë në historinë e vendit”,- tha Berisha.

Kryeministri ishte i pranishëm në Bilisht në përurimin e një rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›