NYT: Me çantat e parave të gatshme, C.I.A. kërkon ndikim në Afganistan
Afganistan- Për më shumë se një dekadë, tufa me dollarë amerikanë të paketuara në valixhe, çanta shpine apo në ndonjë rast edhe në qese plastike pazari janë dorëzuar çdo muaj apo më shumë në zyrat e presidentit të Afganistanit nga Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, raporton New York Times.
Sipas agjensisë së lajmeve prestigjioze, dhjetëra miliona dollarë kanë vërshuar nga CIA në zyrën e Presidentit Hamid Karzai, sipas këshilltarëve të tanishëm dhe ish-liderit afgan.
“Ne i quajtëm të ‘holla fantazmë,’” tha Khalil i cili shërbeu si zëvendësshef i zotit Karzai në stafin e tij nga viti 2002 deri në vitin 2005. “Ato erdhën në fshehtësi, dhe u larguan në fshehtësi.”
CIA-s, nuk ka pranuar të komentojë për këtë artikull, por ka qenë prej kohësh e njohur për mbështetjen e disa të afërmve dhe ndihmësve të ngushtë të zotit Karzai. Në vend të kësaj, disa zyrtarë amerikanë thanë se, paratë kanë ushqyer korrupsionin dhe fuqizuar kryekomandantët, duke minuar strategjinë e daljes së Uashingtonit nga Afganistani.
“Burimi më i madh i korrupsionit në Afganistan,” tha një zyrtar amerikan tha se, “ishin Shtetet e Bashkuara.”
Shtetet e Bashkuara nuk ishin të vetëm në dhënien e të holla për presidentin Karzai, i cili pranoi vetë se disa vite më parë Irani rregullisht i dërgoi qese me të holla për të dhe njërin prej ndihmësve të tij të lartë.
Zyrtarët amerikanë dhe afganë njohur me pagesat thanë se qëllimi kryesor i agjencisë në sigurimin e parave ka qenë për të mbajtur qasjen e zotit Karzai dhe parisë së tij dhe për të garantuar ndikimin e agjencisë në pallatin presidencial, i cili ka një pushtet të jashtëzakonshëm në qeverinë shumë të centralizuar të Afganistanit . Zyrtarët folën në lidhje me paratë vetëm me kusht anonimiteti, raporton New York Times.