Shpërthim i fuqishëm në Pragë, dhjetra të plagosur e të humbur nën rrënoja

Çeki- Një shpërthim i madh ka shembur një ndërtesë në qendër të kryeqytetit çek në Pragë, tha policia për Reuters.
Shërbimet e urgjencës thonë se disa njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Ndwrsa dhjetra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi.
Zona rreth shpërthimit në Divadelni St wshtw rrethuar nga policia. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili ishte aq i fortw sa shkatwrroi edhe dritaret e ndërtesave aty pranë.
Vendi i shpërthimit është afër lumit Vlatva, dhe pranë Teatrit Kombëtar të vendit. Një zëdhënës i policisë tha se kishte qenë rreth 15 njerëz në ndërtesë, të cilat përfshinin një zyrë të Shoqatës Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) dhe një galeri arti, raporton agjencia e lajmeve Reuters.