E Diel, 1 Nëntor 2026

Ami pret djalë: Ermali, baba i kujdesshëm

TIRANE-Javën e shkuar, faqet e suplementit “Bluetooth” morën dritë nga një lajm tejet i gëzueshëm. Çifti Ermali-Ami, pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Prezantuesja e dashur e ekraneve tona ka hyrë tashmë në muajin e pestë dhe barku sa vjen e bëhet më i dukshëm. Burime pranë çiftit konfirmojnë për suplementin se tashmë është mësuar edhe gjinia e bebit. Ami dhe Ermali do të bëhen prindër të një djali. Në intervistën e fundit që Ami ka dhënë për revistën “Harmony”, ka deklaruar se dëshiron të ketë dy fëmijë. Ndërsa pyetjes se si e mendon Ermalin baba, ylli i spektakleve i është përgjigjur: ‘Mendoj se do të jetë një baba tepër i kujdesshëm’. Ami ka rrëfyer gjithashtu se familjen e saj e mendon shumë bredharake, ashtu siç janë ajo edhe Ermali... “Bluetooth” uron që lumturia e çiftit në këto ditë të veçanta, të zgjasë përgjithmonë.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›