E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan- Këshilli Bashkiak, debat për fondet

Në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak në Elbasani, ka patur përplasje midis deputetit demokrat Aurel Bylykbashi dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini. Palët gjatë fjalës së tyre kanë lëshuar një lumë akuzash ndaj njëri-tjetrit. 

ELBASAN- Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkit të Bashkisë së Elbasanit ka pasur përplasje midis deputetit demokrat Aurel Bylykbashi dhe kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini. Ku palët gjatë fjalës së tyre kanë lëshuat një lumë akuzash ndaj njëri-tjetrit.
Deputeti i Partisë Demokratike ka pretenduar para këshilltarëve se Bashkia e Elbasanit, nuk po arrin të thithë fonde nga qeveria pasi ajo nuk është në gjendje të konkurrojë me projekte cilësore.
Kryetari i Bashkisë së Elbasait Qzim Sejdini i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Bylykbashi me një renditje të një seri investimesh të realizuara nga Bashkia që ai drejton. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›