Berisha: Do ngushtojmë diferencën e pagave mes burrave dhe grave
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha premtoi të hënën në mbrëmje, ulje të mëtejshme të taksave për bizneset, si dhe luftë me zero tolerancë ndaj informalitetit.
Gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Lushnjes, Kryeministri Berisha u ndal te konkluzionet e takimeve intensive që ka zhvilluar me qytetarët në mbarë vendin përgjatë këtyre 3 muajve, të cilat, sipas tij, "janë pjesë e programit qeverisës së PD-së".
Ndërsa ftoi qytetarët e Lushnjes që në 23 qershor të votojnë për fitoren e PD-së, fitoren e projektit të zhvillimit të Lushnjes, Berisha tha se "ne jemi të vendosur të ecim drejt rritjes së mirëqenies". "Ju premtoj se rroga minimale do të rritet në 350 dollarë, rroga mesatare do të rritet në 700 dollarë, pagesa e papunësisë do të dyfishohet dhe pensionet tuaja nuk do të jenë nën 150 dollarë", tha Berisha.
Ai u premtoi të rinjve të mbarë Shqipërisë se 4 vitet që vijnë PD do të bëjë gjithçka për shkollimin e tyre më cilësor, do të bëjë çdo gjë që diplomat e tyre të kthehen në punësimin më të mirë. Gjithashtu, kryeministri premtoi se do të hapen në shkollat e mesme degët profesionale sipas kërkesave të tregut.
Ndërsa siguroi se brenda këtij viti do të përfundojë dhënia e tapive në Lushnje dhe mbarë Shqipërinë, Berisha tha se "do të bëjë gjithçka për të mbrojtur prodhimet tuaja në mënyrën më të fuqishme". "Do të aplikojmë kredi të buta për zhvillimin e fermave dhe përpunimin e prodhimeve tuaja. Kemi hequr taksën 10 për qind për shitblerjen e tokës në bujqësi", vijoi ai.
Kryeministri premtoi se do të ngushtojë diferencën e pagave mes burrave dhe grave. "Kjo diferencë ishte 36 për qind, e kemi zbritur në 17 për qind dhe do ta përgjysmojmë 4 vitet që vijnë. Gratë dhe vajzat do të kenë përparësi në të gjithë sistemin e kreditimit shqiptar për bizneset e tyre. Do të luftojmë me tolerancë zero dhunën ndaj tyre", tha Berisha, duke siguruar se paketa ligjore do të veprojë me forcën më të madhe.
Për emigrantët, Kryeministri premtoi se bizneset e tyre për 3-5 vjet do të jenë pa asnjë taksë dhe çdo projekt në bujqësi do të financohet me grantet e qeverisë".
Qytetarëve me ndihmë ekonomike ju premtoj rritjen me 50 për qind të ndihmës ekonomike në Shqipëri. Qeveria do të subvensionojë plotësisht energjinë elektrike për pensionistët, 100 për qind ilaçet e tyre dhe 90 për qind kujdesin në shtëpitë e të moshuarve, si dhe transportin urban dhe interurban publik", tha Berisha.
Ai siguroi se "4 vitet që vijnë do të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës më moderne në të katër anët e Shqipërisë".
(e.m/ata/BalkanWeb)