E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan shfaqet para mbështetësve në Stamboll

17-06-2013 / Gazeta 55

“Nuk do lejojmë që minoranca të dominojë mazhorancën”

Për të dytën ditë kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u shfaq para mbështetësve te tij ne Stamboll.
Mediat shteterore thane se ne shesh ndodheshin rreth 1 milione persona.
“Ju lutem populli im, mos u beni pjese e ktij komploti, jo pjese e kesaj loje. Siç ju thashe une jam sherbetori juaj. Gezi park dhe sheshi Taksim jane pastruar. Tashme ato po zbukurohen me lule. Sheshi eshte dekoruar nga ambientaliste te vertete, nga vete autoritetet”, u shpreh ai. 
Turma ka degjuar kryeministrin i cili ka theksuar se protestat nuk ishin asgje me shume se nje përpjekje e minorances per te dominuar shumicën.
Ndërsa qindra njerëz treguan mbështetje per kryeministrin dhe partine e tije ne pushtet, ne pjese te tjera te qytetit forcat e policisë nuk kane lejuar hyrjen ne sheshin Taksim dhe Gezi park, ndonëse nuk kane munguar edhe përleshjet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›