Berisha: Qeveria, përkrah prodhimin e bimëve mjekësore

Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur për prodhimin bujqësor në vend, duke kërkuar nxitje dhe inkurajim për shfrytëzimin e tokave bujqësore.
Po ashtu kryeministri ka deklaruar se në këtë periudhë, eksporti i frutave ka pësuar rritje, duke premtuar se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për rritjen e prodhimit të bimëve mjekësore.
Kreu i qeverisë ka kërkuar nxitjen e prodhimit të boronicës në vendin tonë, ku përmendi edhe projektin kombëtar për prodhimin e kësaj bime.
Në fjalën e tij, kryeministri u ndal tek problemi serioz i peshkëzimit, që sipas tij ka mbetur jetim. Në këtë drejtim ai kërkoi krijimin e një projekti për peshkëzimin.
Berisha ka folur edhe për ligjet që pritet të miratohen sot nga Këshilli i Ministrave.
“Në projektin Shqipëria superfuqi energjitike në rajon, në kuadrin e një zhvillimi shumëplanësh, linjat e interkoleksionit me Italinë kanë rëndësi parësore”, u shpreh kryeministri.